Bosna Hersek

Me një shkurt manifestohet “ Dita e Hixhabit” në Bosnje

Për të tretin vit radhazi, 1 shkurti në botë festohet si Dita e Hixhabit,  këtë manifestim e ka preferuar dhe ka arritur ta bëjë si traditë për të gjitha motrat muslimane, e nderuara znj. Nazmi Khan nga Nju Jorku.

Ky aktivitet  për hir të mbulesës Islame, hixhabit, ka marrë përmasa të mëdha dhe të gjëra në tërë botën  dhe festohet dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Me këtë rast, në zonën e Majlis nga Bugojno organizuan disa aktivitete, me qëllim të dhënies së mbështetjes për gratë që praktikojnë këtë mënyrë të veshjes.

Aktivistët e bashkësisë islame Bugojno dhe pjesëmarrësve tjerë të interesuar kanë dhënë mbështetje për gratë që tashmë veshin hixhabin dhe ato përcjellin mesazhe të ndryshme dhe thonë se hixhabi  nuk është diçka që gratë duhet të ndihen të kërcënuar apo inferiore në krahasim me njerëzit që nuk e praktikojnë këtë mënyrë të veshjes.