Obama: Muslimanët janë pjesë e shoqërisë amerikane
Presidenti Obama që nga koha kur gjendet në këtë pozitë për here të pare në Amerikë ka vizituar një xhami të muslimanëve. Në kuadër të vizitës në xhaminë e Shoqërisë Islamike të Baltimores, Obama është takuar edhe me udhëheqësit e komunitetit musliman me ç’rast e ka vlerësuar rolin e muslimanëve në mbrojetjen e lirisë fetare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se paragjykimi kundër çdo segmenti të shoqërisë amerikane që përçan strukturën shoqërore “ duhet të trajtohet me kohë”. Komentet e presidentit Obama janë bërë të mërkurën, gjatë vizitës së tijë të parë në një xhami që ka kohë kur është zgjedhur presidentë .
“ Të krishterët , muslimanët, hebrenjtë, të gjithë janë fëmijë të Zotit” ka thënë Presidenti amerikan. “ Sulmi ndaj një religjioni është sulm ndaj të gjitha religjioneve. Pavarsisht zërave anti- muslimanë, presidenti Obama ka thënë se muslimanët janë pjesë e shoqërisë amerikane.
Kemi mësues musliman që mësojnë fëmijët tanë, kemi mjek që ua besojmëjetët tona, kemi policë që përkujdesen për sigurinë tonë”, ka thënë Presidenti amerikan.