Fuqitë arrogante kanë mobilizuar të gjitha burimet e tyre kundër muslimanëve
Duke folur para studentëve indian dhe pakistanez, Ajetullah Nuri-Hamadani ka shpjeguar se fuqitë arrogante kanë mobilizuar të gjitha burimet e tyre për të sulmuar muslimanët dhe i bëri thirrje Ummetit Islam të jetë vigjilent.
Në një takim me një grup studentësh të Pakistanit dhe Indisë, Ajetullah Hussejn Nuri-Hamadani tha se rinia është bekimi më i madh i Allahut, të rinjtë kanë qenë pararojë e çdo lëvizjeje dhe se sot dhe ata mund të krijojnë një ndryshim në botë.
Shkëlqesia e Tij, ka thënë se njohja e rrethanave të tanishme është e nevojshme për të rinjtë, duke shtuar se duke e ditur epokën do të thotë të dish ngjarjet, incidentet dhe duke njohur rolin e fuqive arrogante të botës kundër Islamit.
Duke iu referuar pushtimit amerikan në Afganistan, Ajetullah Nuri-Hamadani tha se kur Shtetet e Bashkuara sulmuan Afganistanin, ata themeluan bazën e tyre të operacioneve në Pakistan dhe dronat amerikanë bombarduan objektiva në territorin e Pakistanit, por qeveria pakistaneze nuk ka marrë një qëndrim të fortë në këtë çështje ashtu siç ata nuk janë përgjigjur kur Arabia Saudite filloi luftën e saj kundër Jemenit.
Pakistani ka planifikuar për të ndihmuar Arabinë Saudite, por disa individë penguin qeverinë pakistaneze për t’u bashkuar me koalicionin e Arabisë Saudite, tha autoritetit i lartë fetar iranian.
Ai deklaroi se pak kohë më parë, një delegacion i ligjvënësve pakistanezë udhëtoi për në Iran për të nxitur miqësinë mes Iranit dhe Arabisë Saudite dhe me qëllim për të vendosur marrëdhëniet midis Iranit dhe Arabisë Saudite. Arabia Saudite ka krijuar një tragjedi të madhe në Mina dhe ka sulmuar Jemenin. Ata gjithashtu mbështesin dinastinë Al Khalifah në Bahrein dhe janë shërbëtorë të sionistëve, tha ai.
Studiuesi i njohur ka shtuar se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite kanë qenë të përfshira në krizën që e ka pllakosur popullin sirian për disa vjet, si dhe të masakrës në qytetin nigerian të Zaria ku mijëra muslimanë u vranë dhe madje edhe në krijimin e grupeve tekfiriste si ISIS-i dhe Boko Haram.
Ajetullah Nuri-Hamdani theksoi se të rinjtë duhet të bashkohen kundër fuqive arrogante, të jenë të zgjuar dhe vigjilent, duke thënë: Arabia Saudite, Katari dhe dinastia Al Halife konsiderohen si armiq sepse ata janë shërbëtorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Ajetullah Nuri-Hamadani tha se skemat e fuqive arrogante dhe sionistëve janë më të fuqishme se kurrë më parë. Fuqitë arrogante kanë mobilizuar të gjitha burimet në dispozicion të tyre, si dhe paratë e tyre të naftës dhe gazit për të sulmuar muslimanët, theksoi ai.
Burimi: Rasa