Vëllimi i 4-të i Enciklopedisë së Kur'anit do të paraqitet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran
Vëllimi i 4-të i Enciklopedisë së Kur'anit të Shenjtë do të publikohet së shpejti.
Muhammed Hussein Ghaffari, drejtori i Shtëpisë Botuese ”Hikmet” tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se vëllimi do të prezantohet në Panairin e 29-të Ndërkombëtar të Librit në Teheran.
Ai tha se enciklopedia do të ketë 5-së vëllime në total, si dhe një vëllim të indekseve.
Sipas Muhammed Hussein Ghaffari, vëllimi i katërt do të përfshijë 120 zëra.
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Teheran mbahet për çdo vit në muajin maj, në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.
Vitin e kaluar, më 2015, shtëpitë botuese nga 65 shtete morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran.
Burimi: IQNA News