Latin Amerika

Ndërsa mundohemi të arrijmë gjërat që i kemi cilësuar si të nevojshme, nuk do të na mbetet fuqi as të hedhim një hap

Ish-kryeministri i Uruguajit, në një reportazh të dhënë për Arabic RT, shpjegoi se si disa udhëheqës të vendeve perëndimore vjedhin kasën e mesme duke i mashtruar.

Media e Lirë

Ish-kryeministri i Uruguajit, Jose Mujica, në një reportazh të dhënë për Arabic RT, shpjegoi se si disa udhëheqës të vendeve perëndimore vjedhin kasën e mesme duke i mashtruar.

Mujica, i cili thekson se është shumë e vështirë të luftosh kundër mashtrimit dhe korrupsionit dhe pothuajse e pamundur të përballosh pasojat negative që lindin nga korrupsioni, u shpreh se mendësia neo-liberaliste e ka përplotësuar ciklin e kapitalizmit bashkëkohorë dhe se se kjo mendësi është pranuar nga qarqe të mëdha njerëzish.

Mujica, i cili u shpreh se neo-liberalizmi ka mundësuar që ekonomistët t’i besojnë njëri-tjetrit me sytë mbyllur, është bërë shkaku i një konkurrencë serioze në tregti dhe se i ka hapur rrugë lirisë absolute në tregti, theksoi se të gjithë janë të fokusuarë tek paraja dhe se ndryshimet në sektorin financiar janë vendimtare në botë.

Mujica theksoi se në të katër anë e botës po jetohet periudha e shpronësimit dhe e sekuestrimit dhe gjithashtu theksoi se nuk janë bankierët dhe sipërmarrësit që po humbasin para, por janë bankat. Mujica i foti njerëzit në këto kushte jetese që të jenë më të moderuar dhe meatarë dhe të mos egzagjërojnë dhe evitojnë shpenzimet e shumta. Mujica vazhdoi kështu: “Nuk po ftoj askënd që të jetojë në shpella, por njerëzit duhet të bëjnë aq sa munden, sigurisht që të gjithë duhet të punojnë poe jo në mënyrë intensive. Dhe njerëzit duhet padiskutim të ndalojnë harxhimet e tepërta lajthitjet e konsumimeve.”

Mujica, që u shpreh se “Edhe nga njëra anë duhet të vazhdojmë luftën me jetën” shtoi se “Nëse e konsideron çantën si të nevojshme, do të mundohesh ta mushësh me gjësende të ndryshme, në fund do të arrish një pjesë të mirë, madje, ndoshta do t’i arrishë të gjitha, por kur t’i arrishë këto nuk do të kesh fuqi as të hedhësh hapin.”

80 vjeçari Jose Mujica, i cili kreu detyrën e kryeministrit të Uruguajit në vitet 2010-2015 mbarte cilësinë e kryeministrit më të varfër në botë; Mujica, icili bashkë me të shoqen merreshin me buqësi, 90% të rrogës e tij e përdorte për bamirësi dhe ndihma.

Burimi: İslami Analiz