Amerike

SHBA-të akoma të varur nga nafta e importuar

Rritja e prodhimit të naftës në SHBA-të gjatë viteve të fundit ka ndikuar në çmimet globale të saj. Paralelisht me këtë ka ndryshuar edhe strategjia energjetike amerikane. Krejt kjo ka lënë gjurmë në marrëdhënie me shtetet e Lindjes së Afërt, e parase gjithash me Arabinë Saudite. Para 70 vitesh gjatë vizitës së parë të mbretit Saud ndonjë vendi të huaj është cek se qëllimi është të vendoset aleanca me kryetarin e atëhershëm amerikan Franklin Ruzveltin.”Mirëbesimi i problemeve të ndërsjella bashkojnë Lindjen dhe Perëndimin në ndërtimin e botës më të mirë”, është thënë atëherë.”Mendoj që për ndërrim për furnizim të sigurtë të naftës, me sauditët, kemi nënshkruar kontratën me djallin”, konsideron eksperti energjetik Charles Ebinger nga Instituti i Brooklingut.

Por, kurr në vitin 1973, si reagim në përkrahjne amerikane Izraelit në luftën arabo-izraelite, vendet e OPEC-ut kanë vënë embargo të naftës, atë kohë kryetari amerikan Richard Nixoni ka nis projektin e tij”Pavarësi”.”Gjer në fund të dekadës amerikanët nuk do të duhej të mbështeten në burime tjera energjetike, përveç atyre vetanake”, ka thënë atëhere Niksoni. Por ka ndodh që varshmëria e SHBA-ve nga nafta  e importuar është rritur në 60% të nevojave të gjithëmbarshme amerikane. Por rritja drastike e prodhimit të naftës në Amerikë viteve të fundit ka zvogëluar këtë varshmëri në më pak se 30%. Gati gjysma e naftës së importuar vie nga fqinjët amerikan, Kanadasë dhe Meksikës. Në ndërkohë, tri vendime të parakohshme të SHBA-ve janë tregues të besimit më të madh në sigurinë vetanake energjetike. Është shfuqizuar embargoja 40 vjeçare në eksportin e naftës amerikane, përgatitet edhe shitja e gati 10 % e rezervave strategjike amerikane të naftës, ndërsa kryetari amerikan Barack Obama definitivisht e ka pezulluar projektin e ndërtimit të naftësjellsit ndaj Kanadasë.

“Mendoj se aktualisht nuk kemi opcione të mira në Lindjen e Afërt. Tani duhet të llogarisim edhe Iranin i cili gradualisht do të dal nga izolimi ndërkombëtar shumëvjeçar dhe të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.  E ai është gjithëherë lojtar kundër interesave tona”, shtoi Ebingeri.

Burimi: Al Jazeera