ISIS-i nuk di asgjë për Mesazhin e Islamit për Bashkëjetesën Paqësore
Një dijetar irakian tha se grupet tekfiriste si ISIS-i pretendojë të jenë Islame, por bashkëjetesa paqësore, e cila është një nga objektivat e Islamit, nuk ka vend në ideologjinë e tyre.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Shejh Zulfaqar Kashifulkita iu referuar një ajeti të Sures Enbija të Kur'anit:
“E Ne të dërguam ty (Muhammed) si mëshirë për të gjitha krijesat.”
(Kur’an, 21:107), dhe tha se përhapja e bashkëjetesës paqësore në mesin e qenieve njerëzore është ndër objektivat dhe mesazhet e Pejgamberit të Shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s.).
Ai shtoi se Ehl-ul-Bejti (a.s.) gjithashtu është përpjekur për promovimin e bashkëjetesës paqësore.
Shejh Zulfaqar Kashifulkita tha se kur ky dimension i madh i Islamit është shpërfillur (nga grupet e tilla terroriste si ISIS-i), atëherë feja është shtrembëruar dhe mesazhi i vërtetë i Islamit nuk do të arrijnë tek të tjerët.
Islami ka një plan të thjeshtë dhe të lehtë për jetën që inkurajon njerëzit për të ushtruar dashamirësi, deklaroi ai.
Shejhu shtoi se të kuptuarit e Islamit siç e kuptojnë ekstremistët nuk është i bazuar në realitet, sepse burimet që ata kanë janë të shtrembëruara, të devijuara.
Tekfiristët kërkojnë për të çuar përpara agjendën e tyre në emër të Islamit dhe të arsyetojnë veprimet e tyre duke pretenduar se janë musliman, theksoi shejhu.
Shejh Zulfaqar Kashifulkita tha se mënyra më e mirë për të kundërshtuar agjendën e ekstremistëve 'është për të paraqitur Islamin e vërtetë për njerëzit në mbarë botën.
Ai gjithashtu tha se propaganda gënjeshtare e ISIS-it që tërheq disa të rinj të cilët mendojnë pozitivisht për grupin duhet të kundërshtohet dhe të rinjtë duhet të mësojnë në lidhje me natyrën e vërtetë të grupit terrorist tekfirist.
Grupi tekfirist ISIS ka bërë përparime të shpejta në pjesën më të madhe në Irakun verior dhe perëndimor në vitin 2014, pas pushtimit të sipërfaqeve të mëdha të veri të Sirisë.
Militantët e ISIS-it kanë kryer krime të tmerrshme në zonat që ata kanë pushtuar.
Burimi: IQNA News