Grupi musliman dërgon kopje të Kur’anit për banorët e Oklahomas
Në përgjigje të fushatës anti-muslimane, një grup avokimi po shpërndanë dhuratë kopje të Kur'anit për banorët e Oklahomas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndriçuar mendjet e tyre për Islamin.
Adam Soltani, Drejtor i Degës së Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike në Oklahama, tha se ai parashikon të vazhdon Retorika e urrejtjes gjatë gjithë vitit.
Pra, grupi po ripërtërinë një projekt për të dërguar një kopje të tekstit të Kur’anit të Shenjtë për të gjithë ata që janë të interesuar për ta lexuar.
Brenda disa muajve të fundit, me gjithë rritjen retorikës e islamofobisë në platformën kombëtare, mendova se ne me të vërtetë duhet të dalim jashtë dhe të veprojmë përsëri, tha ai.
Projekti është shumë popullorë. Adam Soltani tha se dega nuk ishte e përgatitur për kërkesa aq të shumta që kishte muajin e kaluar - 200 në vetëm tri ditë - . Ishte dëshirë e sinqertë nga njerëzit për të kuptuar fenë Islame më mirë.
Ka pasur kaq shumë kërkesa, në fakt, grupi kishte porositur më shumë libra. Këto ditë, grupi do të përmbush kërkesat sa më shpejt të jetë e mundur.
Adam Soltani pranon se shumica e atyre që pyesin për Kur’anin nuk do ta lexojnë atë të prej fillimit deri në fund, por ai shpreson që të paktën do ta lexojnë pjesërisht dhe do të shërbehen me ndonjë referencë kur të dëgjojnë dikë duke gufuar nga fjalët e urrejtjes.
Fushata anti-muslimane është intensifikuar në vitet e fundit, tha ai, dhe sidomos me fushatën presidenciale. Biznesmeni miliarder, Donald Trump, për shembull, u zotua në muajin dhjetor për të ndaluar emigracionin musliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa qeveria amerikane është më e përshtatshme për të luftuar terrorizmin.
Ndërsa retorika intensifikohet, tha Adam Soltani, kështu rriten edhe incidentet e diskriminimit dhe vandalizmit. Vitin e kaluar, dikush me produkte derri njolloste pjesën e jashtme të xhamisë Edmond. Disa të armatosur në zonën e Muskogee njoftuan se i ndaluan muslimanët.
Një xhami në Oklahoma City ka qenë në shënjestër dy herë në vitet e fundit.Një herë u sulmua, kurse herën e dytë vandalët shkruan grafite, pikturuan imazhe.
Adam Sultani tha se qëllimi i projektit të grupit të tij është që banorët e Oklahams të informohen rreth fesë Islame, duke lexuar librin e shenjt, Kur’anin, për vete, në vend se të mvarën prej të tjerëve, që mund të manupulojnë me ajetet e Kur’anit jashtë kontekstit.
Përkthimet nga arabishtja nuk janë gjithmonë të lehta për t’i kuptuar, tha ai. Versionet anglisht të Kur'anit shpesh përmbajnë fjalor rëndë dhe fraza - mendoj Shekespiriane, dhe se askush ato nuk i përdor më.
Grupi ka punuar me dijetarët islam për të gjetur mënyrën sa më të saktë, më të lehtë për ta kuptuar përkthimit. Versioni që ata janë duke e shpërndarë nuk përmban asnjë fjalë arabisht dhe është në gjuhën angleze moderne.
Ideja për të dhuruar kopje të Kur'anit nuk është e re. Dega e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike në Oklahama, ka filluar projektin në vitin 2014, dhe organizata kombëtare ofron një program të ngjashëm.
Por, duke vazhduar të ofrojë librat falas në dy vitet e fundit, grupi i Oklahomas është fokusuar në iniciativa të tjera educative- arsimore.
Muajin e kaluar, dega e ripërtëriu Projektin, i cili është financuar nga donatorë privatë të të gjitha besimeve duke e publikuar ofertën e tij në Facebook.
Grupi ofron kopje të Kur’anit vetëm për banorët e Oklahomas. Grupi i mbulon shpenzimet e Kur’anit 10 dollar për një kopje, si dhe të kërkesat që bahen i dërgojmë përmes postës, me emër dhe adresë të verifikuar sipas porosive.
Unë me të vërtetë shpresoj se njerëzit do të përfitojnë prej Kur’anit, tha Adam Soltani.
Burimi: bdtonline.com