İran

Iranit iu debllokuan 100 miliard dollar

Irani ka publikuar se tani ka çasje në mjetet financiare në vlerë prej 100 miliard dollar, të cilët iu janë debllokuar në botë pas zbatimit të marrëveshjes nukleare në mes Iranit dhe fuqive kryesore botërore. Zëdhënësi i qeverisë iraniane Muhamed Bagher Nobakthti ka deklaruar se pjesa më e madhe e parave ka qenë e deponuar në bankat në Kinë, Japoni, Korejën Jugore dhe Turqi, pasi që Iranit i janë forcuar sanksionet ndrëkombëtare në vitin 2012 për shkak të programit të tij nuklear.

Zyrtari i bankës qendrore iraniane Naser Hakimi ka thënë se nëntëbankat iraniane tani prap janë të lidhura me shërbimin ndërkombëtar SWIFT për transakcionet ndërkombëtare bankare, selia e së cilës është në Belgjikë, nëpërmjet së cilës kryhen transferet në mes institucioneve financiare në botë. Asnjë bankë e huaj nuk punon në Iran, ndërsa bankomatet bankare në Iran akomanuk janë të lidhur me sistemin global të transferit financiar botëror.”Mjetet financiare në vlerë prej 100 miliard dollar plotësisht janë të liruara dhe tani mund t’i shfrytëzojmë lirisht”, ka thënë Nobakhti në deklaratën e publikuar në web portalin shtetëror televiziv Press TV.

Sipas fjalëve të tij, pjesa më e madhe e mjeteve i përkasin Bankës Qendrore dhe Fondit iranian për zhvillim kombëtar. Irani nuk do të kthejë tërë paranë, por do të e shpenzojë për blerjen e mallit të caktuar në tregun botëror. Kryetari i Odës Tregtare Iraniane Mohsen Jalalpour ka thënë se biznismenët iranian veç tani mund të hapin letra akreditive për transkacionet financiare me vendet tjera në botë. Marrëveshja historike me Iranin ka sjell ndërprerjen e sanksioneve ndërkombëtare kundrejt Iranit muajin e kaluar, pasi që Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se ky vend, sipas marrëveshjes i ka plotësuar tëgjitha obligimet lidhur me aktivitetet e t’ia nukleare.

Burimi: Al Jazeera