Popullsia muslimane në Britani të Madhe kalon tre million
Anglia është tani, për herë të parë, shtëpia për më shumë se tre milion muslimanë.
Në disa pjesë të Londrës, gati gjysma e popullsisë tani është muslimane, në bazë të analizave të detajuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS). Bazuar në tendencat e fundit, muslimanët do të jenë shumicë në ato zona brenda një dekade.
Gjysma e muslimanëve në Angli dhe Uells kanë lindur jashtë jashtë vendit dhe shumica janë nën moshën 10-të vjeçare më shumë sesa në ndonjë grup- moshë tjetër, duke treguar se numri i tyre do të rritet akoma më tej.
Tre milion është moment historik, që do të thotë se muslimanët paraqesin një në 20 banorë në të gjithë Anglinë, që do të rindezë debatin rreth ndryshimit të pamjes së Britanisë në mes të kërkesave në rritje për muslimanët që të integrohen më tej në shoqëri.
Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), gjithashtu, ka identifikuar tetë zonat përreth Anglisë ku muslimanët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës lokale.
Muslimanët përbëjnë 29-të për qind të popullsisë në Blackburn; 26 për qind në Slough; 25.7 për qind në Luton; 23 për qind në Birmingham; 20 për qind në Leicester; dhe 18 për qind në Mançester.
Më tej, popullsia muslimane pritet të rritet më shumë, si rezultat i shtimit të jashtëzakonshëm të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe shtetet e Afrikës Veriore duke u përpjekur për të arritur Evropën Perëndimore që ndodhi në vitin e kaluar.