Kulturë

Kongresi i 14-të i Grave Hulumtuese të Kur'anit është planifikuar të mbahet në Teheran, në fund të muajit shkurt

Në Kullën Milad në kryeqytetin e Iranit, në  Teheran do të organizohet  edicionin e 14-të  i Kongresit të Grave Hulumtuese të Kur'anit.

28 gra do të nderohen në këtë ngjarje shkencore për aktivitetet e tyre Kur'anore, tha Huxhet ul Islam Muhammed Abdullahian, Sekretari i Kongresit.  

Ai tha se gratë janë aktive në fushat e kërkimit Kur'anor, në artet Kur'anore, në këndim të Kur’anot, në mësimin përmendësh të Kur’anit, komentimin e Kur’anit etj.

Sipas Huxhet ul Islam Abdullahian Kur'ani dhe Imam Rizai (a.s.) është tema e kongresit të këtij viti. 

Ai tha se kumtesat për rreth kësaj teme do të paraqiten në Kongresin dhe pastaj do të botohen në  revistat Kur’anore, Bajjnat dhe Bishárát.

Autoriteti i lartë fetar, Huxhet ul Islam Abdullahian shprehu shpresën se ngjarja mund të jetë një hap drejt shërbimit më të mirë të hulumtimeve  të  Kur'anit.

Kongresi i Grave Hulumtuese të Kur'ani është mbajtur çdo vit me qëllim të promovimit të aktiviteteve Kur'anore në mesin e grave.

Burimi: IQNA News