Palestine

O ymmeti Islam, armiku i juaj është në Palestinë

Zëvendësi i kryetarit të Këshillit politik të Hamasit ka kërkuar prej të gjitha qeverive islame dhe popujve islam që të bashkohen kundër armikut të përbashkët i cili e ka okupuar Kudsin palestinez. Ismail Hanije, zëvendës i kryetarit të Këshillit politik të Hamasit në ceremoninë e xhenazeve të shtatë pjesëtarëve të brigadave Izzudin Kasam, të cilët ndërruan jetë gjatë shembjes së tunelit, ceku se këta shehidët e rënë ishin aktiv për ditë në tunele për të ndihmuar palestinezëve që të mund të jetonin më mirë në Rripin e Gazës. Felestin el Jeum lajmëroi se Hanije ka thënë se ata ishin dritë e cila sillte shpresë palestinezëve. Ismail Hanije ka paralajmëruar se Hamasi do të vazhdojë të luftojë kundër ushtrisë izraelite për shkak të xhamisë  Al Aksa në Jerusalen, dhe se nuk do të lejojë që Izraeli të zbatojë politikën e tij se mund të bëjë ç’të dojë me xhaminë Al Aksa.

Ismail Hanije ka thënë:”Veprimet e regjimit cionist në mbylljen e xhamisë Al Aksa është nga plani izraelit për shkatërrimin e këtij vendi të shenjtë”. Ai ka thënë se në kohën e fundit në mediaflitet për takimet e liderëve të Fatihut dhe Hamasit, dhe se ai citon se nuk duan marrëveshje të re, por qëllimi i tyreështë përpjekjanë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara me qëllim të përfundimit të vuajtjeve të banorëve të Gazës. Hanije ka thënë se Hamasi përkrah çdo plan i cili do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës rreth kalimit kufitar të Refasë. Hanije njashtu ka theksuar se Lëvizja e Hamasit nuk përpiqet të hyjë  në luftë të re me Izraelin,por në çoftëse lufta imponohet popullit palestinez, në atë rast populli do të jetë i detyruar të mbrohet. Ai bëri thirrje ymmetit islam për unitet në lidhje me armikun e përbashkët i cili e ka okupuar Kudsin-Jerusalemin. Zëvendës kryetar i Këshillit politik të Hamasit Ismail Hanije, ka thënë se Palestinezët do të fitojnë në Intifadën e Kudsit, në luftën e cila lëviz drejt Bejt ul Mukadeses dhe xhamisë Al Aksa. Ismail Hanije ka theksuar se Lëvizja e Hamasit dhe brigadat e Izzudin Kasamit janë më të fuqishëm se përpara, dhe shtoi se regjimi cionist në rast të çfarëdo sulmi në Rripin e Gazës, do të pendohet  sikurse ka bërë në të kaluarën.

Burimi: irib.ir