Vatikan

Kryetari Ruhani takoi papën Francisko në Vatikan

Kryetari i Republikës Islame të Iranit dhe lideri katolik botëror papa Francisko ka në thirre popujt dhe vendet e botës në përpjekje gjithë përfshirëse për vendosjen e paqes në botë. Sipas raportit të portalit informativ të zyrës së kryetarit iranian, në takimin e sotshëm të kryetarit iranian Hasan Ruhani dhe liderit katolik botëror, papës Francisko në Vatikan, dy palët kanë vënë theksin në nevojën e bashkëpunimit më të madh të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare për t’u hequr vuajtjet e njerëzve dhe sa më parë të ndalen konfliktet dhe luftat anembanë botës. Kryetari i Republikës Islame të Iranit dhe lideri katolik botëror po ashtu kanë deklaruar se religjionet botërore duhet të jenë promotor të paqes dhe të shmangies së dhunës dhe ekstremizmit. Përshëndetja e marrëveshjes nukleare dhe rëndësia e përmbajtjes së detyrimeve të palëve në zbatimin e tij, çështjet lidhura me Lindjen e Afërt dhe domosdoshmëria e përpjekjeve në zgjidhjen politike të çështjeve rajonale ishin disa nga tema të bisedimeve të kryetarit të Republikës Islame të Iranit dhe liderit katolik botëror.

Kryetari i Republikës Islame të Iranit është takuar edhe me kryeministrin e Vatikanit, dhe ka biseduar me te për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe botërore. Kryetari i Iranit gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Itali shkoi në Vatikan për t’u takuar me liderin katolik botëror, papën Francisko. Vatikani gjendet në zemër të kryeqendrës italiane dhe funksionon si shtet i pavarur në vete. Pas Italisë, Hasan Ruhani do të udhëtojë në Francë për të biseduar me zyrtarët e lartë të këtij vendi. Kryetari i Republikës Islame të Iranit në fazën e parë të turneut evropian në krye të delegacionit të lartë ka arrit në Romë, në të cilin është takuar me kryetarin dhe kryeministrin e Italisë. Gjatë takimeve të punës të delegacionit iranian dhe italian janë nënshkruar kontrata të ndryshme në interes të dyanshëm në vlerë prej 18 miliard dollarësh.

Burimi: İRİB