Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani, takohet me Papa Françeskun në Vatikan
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani u takua me Papa Françeskun në Vatikan si pjesë e një turneu evropian.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura të martën në ditën e dytë të udhëtimit të kryetarit Hassan Ruhani cili tashmë është në kryeqytetin e Italisë, në Romë.
Gjatë takimit 40-minutësh, të dy palët sjellën vlerat e përbashkëta shpirtërore dhe theksuan gjendjen e mirë të marrëdhënieve ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Iranit.
Ata diskutuan gjithashtu masat që do të ndërmerren nga Papa për promovimin e dinjitetit të qenies njerëzore dhe lirisë fetare në Iran.
Papa i bëri thirrje Iranit dhe vendeve të tjera të rajonit për të gjetur zgjidhje politike të problemeve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe për të luftuar përhapjen e terrorizmit dhe furnizimin me armë të grupeve terroriste që veprojnë në rajon.
Hassan Ruhani dhe Papa theksuan rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe përgjegjësinë e bashkësive fetare në promovimin e pajtimit, tolerancës dhe paqes.
Hassan Ruhani gjithashtu i paraqiti Papës një qilim persian punë-dore së bashku me një libër të ilustruar nga piktori i njohur Iranian, Mahmud Farshchian.
Takimi mes Papës dhe kryetarit Hassan Ruhani është i pari i këtij lloji që nga viti 1999, kur Papa Gjon Pali II u takua në Vatikan me kryetarin e atëhershëm të Iranit, Muhammed Hatami.
Hassan Ruhani mbërriti në Romë të hënën në krye të një delegacioni prej më shumë se 100 biznesmenëve dhe ministrave në takimin e parë të udhëtimit të tij në tri destinacionet evropiane, pasi Irani dhe Grupi P5 + 1 vendesh ka filluar më 16 janar 2016 për të zbatuar marrëveshje bërthamore, të quajtur Planin Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), kur ata arritën të nënshkruajnë në Vjenë, Austri, në korrikun e kaluar.
Gjatë qëndrimit në Romë, kryetari i Iranit zhvilloi bisedime me Kryeministrin e Italisë, Matteo Renzi dhe homologun e tij italian Sergio Mattarella. Ai gjithashtu iu drejtua një Forumi Biznesi Iran-Itali.
Irani dhe Italia të hënën në mbrëmje kanë nënshkruar kontrata multi-miliard dollarësh që mbulojnë sektorë të ndryshëm duke përfshirë shëndetësinë, transportin, bujqësinë dhe energjinë.
Kontratat, me vlerë deri në 17 miliard euro (18.4 miliardë dollarë), u nënshkruan në një ceremoni të ndjekur nga kryetari i Iranit dhe homologu i tij italian në Romë.
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani do të niset për në Paris të mërkurën për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë francezë.