Sauditët duhet të ndërpresin financimin e vehabizmit
Në SHBA-të gjatë ditëve të kaluara po flitet për fakte të pamohueshme për rolin e Arabisë Saudite në krijimin dhe ofrimin e mbështetjes teroristëve të ISIS-it, gjersa senati amerikan si fajtor kryesor në zgjerimin e ideologjiës vehabiste në botë e sheh në regjimin saudit.Njëkohësisht po zbulohen lidhjet të cilët CIA i ka pas me regjimin saudit në përpjekjen e tyre për rrëzimin e qeverisë në Damask, por edhe për fitimin e parasë nga Riadi për”udhëheqjen e luftërave të zgjatura nëpër botë”. Më heret gjatë këtij muaji para Këshillit për forcat e armatosura të senatit amerikan, në pyetjet e senatorëve, në mesin e të cilit edhe të përfaqësuesit demokrat Hank Johnsonit, janë përgjigjur ish ambasadori amerikan në Siri Robert Ford, ish zëvendësi dhe u.d. i drejtorit amerikan të sigurimit Michael Morell, ish nën sekretari për mbrojtje Michael Vickers dhe të tjerët.Hank Johnsoni Arabinë Saudite e ka akuzuar për sponsorimin dhe financimin të ekstremizmt islamik. Në debat lidhur me çështjen e radikalizmit, kongresmeni demokrat Hank Johnsoni ka fol për nevojën e zgjidhjes së faktorëve të brendshëm politik të cilët kontribojnë në forcimin dhe zgjerimin e ekstremizmit islamik.
Johnsoni ka thënë:” se lëvizja globale xhihadiste është ngushtë e lidhur me mësimin vehabit dhe se Al –Kaida dhe ISIS-i janë vetëm degë e doktrinës islame vehabite prapa së cilës qëndron familja mbretërore saudite”,gjë që as Robert Fordi, as Michael Morelli nuk kanë mund të dematojnë.Hank Johnsoni ka thënë se vehabizmi është degë e islamit sunit nga shek.XVIII-të dhe ka lind në vendin të cilin më vonë do të quajmë me emrin Arabia Saudite. Kongresmeni Johnson ka cek se vehabizmi është doktrinë shtetërore e vet Arabisë Saudite, ndërsa monarkia saudite pushtetare këtë doktrinë e promovon nëpërmjet sponsorimit zyrtar të xhamive dhe shkollave fetare vehabite në botë, duke shtuar se për financimin e shkollave dhe medreseve të tilla shfrytëzohen edhe të ardhurat nga nafta dhe gazi. Në fund kongresmeni amerikan ka përfunduar se vehabizmi është ideologji e njëjtë të cilin e sponsorizon i ashtuquajturi ISIS-i dhe grupet tjera teroriste të ngjajshme. Michael Morell, ish zëvendës dhe drejtor i CIA-së, ka thënë se për përkrahjen e lëvizjes vehabite nëpër botë do të duhej të bisedohej me qeverinë saudite dhe këtë problem duhet zgjidhur në këtë mënyrë.
Burimi: altermainstreaminfo.hr