Palestine

Marokenët shprehin përkrahje për intifadën (kryengritjen) palestineze

Mijëra marokenë  të hënën dolën në rrugë në qytetin e Kazablankës, në perëndim të vendit, për të shprehur mbështetjen e tyre për Intifadës (kryengritjen) palestineze.

Sipas faqes  al-Jarida24.ma website ata dënuan sulmet sioniste në Xhaminë el-Aksa dhe shprehën solidaritetin me popullin e shtypur palestinez.

Mitingu u bë me ftesën e 33 partive politike, grupeve civile dhe shoqatave të drejtësisë  dhe instituteve.

Rreth 200.000 marokenë  vlerësohet të ketë marrë pjesë në këtë tubim të madh në qytetin port.

Protestuesit thërrisnin parulla të tilla si Ne do të sakrifikojmë jetën dhe gjakun tonë për Xhaminë Al-Aksa, dhe Populli  kërkon çlirimin e Palestinës.

Ata kishin gjithashtu parrulla ku kërkohej dhënia fund e krimeve të vazhdueshme izraelite kundër palestinezëve, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të bojkotuar produktet izraelite.

Tensionet në territoret e pushtuara u shkallëzuan pasi i regjimi i Tel Avivit në muajin gusht ka imponuar kufizime për hyrjen e besimtarëve palestinezë në- Xhaminë Al Aksa në Jerusalemin e Lindjes. Palestinezët janë gjithashtu të zemëruar në kolonët agresive izraelitë, të cilët shpesh sulmojnë Xhaminë al-Aksa, e cila është Xhamia e tretë më e shenjta Islam, pas Xhamisë së Mekkes, (Qabja), dhe Xhamisë së Pejgamberit (a.s.) në Medine.

Afër 60-të palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që kur  regjimi i Izraelit filloi një goditje të ashpër mbi palestinezët në fillim të muajit tetor, 2015. Së paku dhjetë izraelitë kanë vdekur si pasojë e sulmeve gjatë javëve të fundit.

Burimi: IQNA News