Këngëtari Britanik Sami Yusuf i këndon Ehli Bejti ( pqmt)
Këngëtari britanik Sami Yusuf ka publikuar këngën e tij të fundit në lidhje me virtytet e Ehli Bejtit – Familjes së profetit Muhamed ( selamet qofshin mbi të dhe Familjen e tij) . Kënga me titull Inne fi Xheneti ( Në Xhenet ), është kompozuar e orkestruar me një mjeshtri shumë të madhe pa përdorimin e asnjë instrumenti muzikor.
Shumë i njohuri yll i madh rokut Islamit Sami Jusufi, prezantohet në revistën Amerikane “TIME” si një këngëtar i njohur, kompozitor, kompozitor dhe multi-instrumentist i cili ka marrë një fame të madhe në mbarë botën për stilin e tij unik të të këduarit islamik me muzikë shpirtëror duke e paraqitur në formë artistike moderne. Ai këtë stil të tijin e quan Spiritique. “shpirtërorja” dhe aspak nuk largohet nga ky imazh i vetë krijuar.
Sami Yusuf u quajt Mbreti i Pop islam nga ana e rrjetit të Al-Xhaziras dhe u listua nga BBC si një ndër 30 më të njohur britanikë në vitin 2009. Z. Yusuf ka kryer për mbledhjet e mijëra tifozëve të tij entuziastë në të gjithë botën , duke përfshirë edhe një koncert për një audiencë 250,000 vetësh në Sheshin Taksim në Stamboll.
Përndryshe Sami Jusufi është i admiruar edhe nga populli shqiptarë ku këngët e tija shpirtërore shqipërohen me shumë kujdes dhe përkushtim duke mos ia humbur kontekstin por edhe duke ia përshtatur rimën dhe metrikën e duhur dhe duke i përngjarë sa më shumë origjinalitetit krijues artistik të Sami Jusufit.