İran

Muhammed Xhevad Zarif: Iranofobia e Sauditëve krijon tensione në Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad  Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif.

Arabia Saudite përpiqet për të arritur qëllimet e saj rajonale duke promovuar Iranofobinë dhe krijimin e tensioneve në rajon, tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad  Zarif. 

Muhammed  Xhevad  Zarif i bëri këto komente gjatë një interviste të transmetuar në TV Iranian të hënën, duke shtuar se veprimet  Saudite 'rezultojnë nga frika mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamor të Iranit me fuqitë botërore.

Muhammed  Xhevad   Zarif vuri në dukje se në mesin e veprimeve të tjera, Arabia Saudite ekzekutoi autoritetin më të lartë musliman shia, Shejh Nimr el-Nimr dhe reduktojë  çmimet e naftës për të nxitur tensionet rajonale.

Zbritja e çmimit të naftës i ka dëmtuar ata më shumë se na ka dëmtuar neve, tha ai, duke shtuar se Sauditët nuk mund më të vazhdojnë më tej politikat e tyre duke linçuar gënjeshtra Iranofobike.

Irani nuk synon të krijojë tensione rajonale dhe kurrë nuk e ka bërë këtë,  vuri në dukje ai, duke shtuar se: Si një vend i fuqishëm, Irani do të kapërcejë të gjitha këto veprime të dëshpëruara, por nuk do të lejojë askënd të mosrespektojë popullin të tij.

Armiqësia  me Iranin nuk ka sjellë asnjëherë ndonjë dobi për askend,  duke përfshirë fuqitë rajonale, dhe interesi i miqve tanë në rajon është të shkojnë në rrugën e miqësisë, deklaroi ai. 

Të shtunën,  Muhammed Xhevad Zarif dhe shefja e politikës së jashtme të  Bashkimit Evropian, Federica Mogherini njoftoi se sanksionet e vendosura ndaj Teheranit janë shfuqizuar kur Marrëveshje Bërthamore, e quajtur Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA),  hyri në fuqi pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka konfirmuar se Irani kishte respektuar  angazhimet e tij sipas marrëveshjes historike.

Irani dhe pesë fuqitë e mëdha,  P5 + 1 ,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Rusia, Kina, Franca dhe Gjermania – finalizuan Marrëveshjen Bërthamore   (JCPOA), në Vjenë, më 14 korrik 2015.

Burimi: Press TV