İran

Zëvendës-kryeministri i Sllovakisë: Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait, një simbol i rëndësishëm i Spiritualitetit në Botë

Zëvendës-kryeministri i Sllovakisë, Peter Kazimir, viziton Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, në Mashhad, Iran
Zëvendës-kryeministri i Sllovakisë, Peter Kazimir, viziton Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait, në Mashhad, Iran

Mashhad-i  dhe Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait (a.s.), si simbol i spiritualitetit në botë janë të famshme, të shquara, , tha zëvendës kryeministri i Sllovakisë.

Delegacioni ekonomik dhe komercial i Sllovakisë në udhëtimin e tij për Mashhad bëri  një vizitë në muzetë qendrorë, në Muzeun e Qilimave, në Muzeun e Xhamisë së Shenjtë, si dhe oborret historike dhe Portikun Dar al-Huxhxhat në Mauzoleun Shenjtë.

Zëvendës-kryeministri i Sllovakisë , Peter Kazimir, dhe Ministri i Financave, si shefi i delegacionit u shpreh: Ky vend i shenjtë tregon një diskurs që lidhë historinë e kaluar me kohën bashkëkohore dhe kjo është e mahnitshme që objektet e lashta me mbi 2 mileniume vjetërsi janë  vënë pranë  pranë objekteve moderne të botës, të gjitha me qëllim në shërbim të vizitorëve të këtij vendi të shenjtë.

Duke vënë në dukje se objektet, veprat e mbetura nga mjeshtërit e aftë dhe artistët në muzeumet tërheqin çdo vizitor, Peter Kazimir,  shtoi, Mashhad-i ka pasur një fat të lartësuar që ka arritur një shenjtërim të tillë dhe unë besoj se Zoti  e deshi që Mashhad-i  i shtrenjtë e ka favorizuar atë posaçërisht.

Vendi im ka gjithashtu  monumente të lashta historike me arkitekturë të   veçantë. Arti historik i këtij vendi është i përqendruar në kristal dhe qelq dhe ky është një art i lashtë edhe në vendin tim. Ne do të jemi të lumtur që t’i përkushtohemi  kristalit tonë tradicional dhe qelqit kësaj bukurie shpirtërore të këtij kompleksi të bukur, , tha zëvendës-kryeministri  i Sllovakisë.  

Është e rëndësishme se Sejjid Ahmed Hashemabadi, mbikëqyrësi i Përgjithshëm Marrëdhënieve me Publikun  në Zyren e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait dha disa shpjegime mbi historikun dhe arkitekturën e Mauzoleut  dhe e  paraqiti  Xhaminë e Shenjtë në fusha të ndryshme. 

Burimi: AQR