Kine

Partneriteti i Iranit dhe Kinës në vlerë prej 600 miliard

Irani dhe Kina janë marr vesh për krijimin e partneritetit strategjik të gjithëmbarshëm, kanë deklaruar të shtunën kryetari i Republikës Islame të Iranit Hasan Ruhani dhe kolegu i tij nga Republika e Kinës Xi Jinping, duk e quajtur këtë  kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale të cilët do të shënonin rritjen e dakorduar të këmbimit tregtar në vlerë prej 600 miliard dollar në 10 vitet e ardhshme. Kryetari kinez i cili është në vizitë zyrtare në Teheran, është zyrtari i parë i cili ka ardhur në Iran pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes nukleare dhe ndërprerjes së sanksioneve ndërkombëtar ndaj Iranit me 16 janar 2016.”Jemi të lumtur me rastin e vizitës së kryetarit kinez Iranit pas ndërprerjes së sanksioneve ekonomike ndërkombëtare. Irani dhe Kina janë pajtuar që të rrisin këmbimin tregtar në vlerë prej 600 miliard dollar gjatë 10 viteve të ardhshme”, ka thënë Hasan Ruhani, kryetari i Iranit në konferencën për shtyp të mbajtur së bashku mekolegun e tij kinez, të cilën drejtpërdrejtë e ka përcjell televizioni shtetëror i Iranit.

“Irani dhe Kina janë pajtuar për vendosjen e marrëdhënive strategjike, e cila është komponuar në dokumnetin gjithëpërfshirës 25 vjeçar”. Dy  vendet të shtunën kanë nënshkruar 17 marrëveshje, duke përfshirë edhe atë për ripërtëritjen e rrugës së lashtë tregtare e ashtuquajtur Rruga e mëndafshit dhe bashkëpunimin në energjinë nukleare për qëllime paqësore. Ruhani ka thënë se të dyja vendet poashtu janë dakorduar që do të bashkëpunojnë ngusht që të zgjidhin problemin e”terorizmit dhe ekstremizmit në Irak, Siri, Afganistan dhe Jemen”.

Burimi: Al Jazeera