Përkthimet më të hershme të Kur'anit në gjuhë të ndryshme
Një listë e përkthimeve më të vjetra të Kur’anit të Shenjtë në tetë gjuhë është publikuar nga një website egjiptian.
Sipas Al-Yawm el-Sabi, përkthimi i parë i Kur’anit në gjuhën angleze ishte nga Alexander Ross nga një përkthim nga frëngjishtja. Më vonë, përkthim i parë në anglisht i Kur’anit nga origjinali arabisht u botua nga George Sale në vitin 1734.
Në frëngjisht, përkthimi i parë i Librit të Shenjtë, Kur’anit, është bërë nga Andre Du Ryer, konsulli i përgjithshëm i Francës në Stamboll. Ky përkthim në frangjisht u botua për herë të parë në Paris në vitin 1647 dhe u ribotua disa herë deri në 1775.
Një përkthim i Kur’anit në gjuhën hebraishte është bërë për herë të parë nga Hermann Reckendorf në vitin 1857.
Sa i përket përkthimit të Kur’anit në gjuhën spanjolle, është bërë me urdhër të Mbretit Alfonso X (1221 -1284) i cili urdhëroi që një sure (kapitull) e Kur'anit, surja el-Isra, të përkthehet në spanjisht. Kjo u sure u përkthye nga një mjek me emrin Ibrahim al-Doun.
Përkthimi i parë i Kur'anit në gjuhën ruse u shfaq në vitin 1776 në Shën Petersburg, ndërsa në Itali, Ander Arivaben e ka përkthyer për herë të Kur’anin e Shenjtë në italisht në vitin 1547.
Sipas faqes të internetit përkthimi i parë në gjermanisht është bërë Salomon Schweigger në vitin 1616 në Nuremberg. Nga ky përkthim në gjuhën gjermane, është përkthyer Kur’ani për herë të parë, në gjuhën holandeze në vitin 1641.
Ishte Hans Fredrik Crustenstolpe, konsulli i përgjithshëm suedez në Marok, i cili e përktheu Kur'anin në gjuhën suedeze për herë të parë në 1842.
Burimi: IQNA News