Përkujtohet 21 janari! Kryeministri Edi Rama në kërkim të fajtorëve!!
Në vendin tonë sot u kujtuan ngjarjet e 21 Janarit të vitit 2011 ku 4 protestues u vranë gjatë një manifestimi të dhunshëm të opozitës së atëhershme. Kryeministri Edi Rama në takim me familjarët e tyre lëshoi akuza të forta ndaj drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë që prej më shumë se 2 vjetësh po mban pezull hapjen e procesit gjyqësor për këtë çështje edhe përse ishte vet ai që i nxorri viktimat para një demostrate të ndaluar me ligj sikurse i quan ai sot demostratat e opozitës.
“U bënë pesë vite që Ziveri u vra përpara kamerave. Drejtësia hesht. Nuk flet. Drejtësi duam. Ku ta gjejmë. U bënë 5 vite dhe nuk flet. Kush do flasë?”. Pranë varrit të vëllait të saj, Ziver Veizi, një prej katër protestuesve të vrarë më 21 Janarin e vitit 2011, e motra e tij ashtu si dhe familjarët e viktimave të tjera, janë ende në kërkim të drejtësisë për atë ngjarje. Procesi gjyqësor ende nuk është mbyllur.
Pikërisht drejtësisë së munguar për rastin e 21 Janarit i mëshoi kryeministri Edi Rama në takimin që ai pati sot me familjarët e katër të vrarë në dyert e godinës së qeverisë. “Çdonjëri nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, që qysh prej vitit 2013 mban të varrosur dosjen e 21 janarit pa guxuar ta nxjerrë në dritën e gjykimit, është sot drejtpërdrejtë i akuzuar si fajtor për vuajtjen tuaj 5-vjeçare në kërkim të drejtësisë. Fakti rrënqethës se dosja e 21 janarit është e vetmja dosje e mbetur pa gjykuar nga viti 2013, në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka kohë që ka nisur punën me dosjet e vitit 2014, del dhe tepron për të kuptuar se kush e ka kapur për fyti drejtësinë shqiptare, përmes gjykatësish që një Zot e di, sesa më të rënduar nga sa mund ta përfytyrojmë ne, e kanë ndërgjegjen e tyre”.
Pas këtij takimi të pafajshëm, kryeministri i hidhëruar së bashku me familjarët e viktimave të 21 Janarit ishte në bulevard duke vënë lulet në vendet ku ata u vranë, për këtë cështje kishin nisur debatet dhe në sallën e parlamentit.
Më pas, ish kryeministri Berisha deklaroi se: “Si sot 5 vjet më parë, fallangat e krimit bënë përpjekje monstruoze të përmbysjes me dhunë të pushtetit të dalë nga vota e qytetarëve. Organizuan pucin famëzi të 21 Janarit. Bënë cdo gjë që të merrnin me dhunë pushtetin”, deklaroi ish kryeministri Sali Berisha, i cili bëri përgjegjës zotin Rama për atë që ndodhi, ndërsa u kujtoi socialistëve se njëri prej komandantëve të Gardës, pjesë e të ashtuquajturit grup i zjarrit, është tashmë kryetar i partisë së tyre në rrethin e Matit.
Nga ana tjetër e panelit të ëngjëjve, me zotin Berisha replikoi ashpër nënkryetari i grupit socialist Erion Brace: “Për 21 Janarin nuk ka amnisti, pavarësisht se ku është, pavarësisht se kush është në PS, në PD, në PR. Kudo që të jetë. Nuk ka amnisti Sali Berisha. Nuk ka parti politike që do të të japë amnisti ty, apo kujtdo që nga hetimet e plota të të gjithë kësaj cështjeje do të dalë i implikuar”. Cështjen e kryetarit të Matit nuk e zuri në gojë xhuxhi 1 pa 5 nga toka!!
Pas shqyrtimeve për ngjarjet e 21 Janarit Gjykata e Apelit shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia, në tetor të vitit 2013, ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe oficerin e njësisë special Agim Llupo. Dënimi për ta ishte 1 vit burg për Prendin dhe 3 vite për Llupon. Më parë gjykata e Tiranës i kishte shpallur të pafajshëm, ndërsa prokuroria kishte kërkuar respektiviosht 23 dhe 25 vite burg. Sipas ligjit, një vrasje me dashje i ka hak 25 vite burg, por a ishin vet këta kokat e krimit në shesh?? Kush i dha urdhrat?? Kur Rama qenka kaq i sigurt se fajtor ishte Garda, përse nuk kërkoi dënimin e Ministrit të Brendshëm, në atë kohë Lulzim Basha, por u kap me kokat e vogla të cilët fatkeqësisht morën të gjithë fajin mbi supe duke u bërë kurban për shefat e tyre. Nëse Kryeministri e quan të ligjshme demostratën e 21 janarit atëhere të quajë të ligjshme edhe protestat e popullit që i shtyp me dhun herë pas here. Sa për informacion, sipas Ligjit të Brendshëm të Gardës së Republikës (Libri i Bardhë), Garda ka të drejtë të qëllojë mbi meshkujt mbi 18 vjec, përvec grave dhe fëmijëve, në raste demostratash të dhunshme kur vihet në rrezik një Institucion i Rëndësisë së Vecantë, apo një Funksionar i lartë i shtetit. Nuk ka të drejtë të qëllojë Policia e Shtetit apo Forcat Speciale. Nëse u vu re, në 21 janar u qëllua vetëm mbi meshkujt mbi 18 vjec dhe qëlloi vetëm garda. Sipas rregullores së gardës, kjo e fundit nuk ka shkelur ligjin, por Ish Opozitari ka provokuar viktima për arsye përmbysje pushteti duke qen në dijeni të Rregullores së Brendshme të Gardës (Libri i Bardhë), sidomos Ilir Meta i cili dikur ka qen Kryeministër dhe e njihte mirë rregulloren e Gardës. ngjarja e 21 janarit, ka fajtor, por këta fajtor nuk fshihen as në Gjykata, as në Prokurori. fshihen atje ku sot hidhet guri dhe fshihet dora!