Oliveri dënohet 9 vjet burgim për 9 shqiptar të mbytur
A është kjo drejtësi , ankohen të gjithë familjarët e dëshmorëve dhe viktimave kosovare. Një serb të dënohet me 9 vjet burgim për mbytjen e 9 shqiptarëve të pafajshëm civil që i ndanë nga turma e refugjatëve për në Shqipëri. Kjo është padrejtësi dhe poshtërim dhe deri kur më !!!
Gjykata Themelorë në Veri të Mitrovicës e ka dënuar Oliver Ivanovicin me 9 vjet burg për pikën e parë të aktakuzës. Ivanovic akuzohet për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile, gjatë viteve 1999-2000.
Ivanovic dënohet për veprën penale nxitje për të kryer vrasje në tentativë. Kjo është pika e parë e aktakuzës për të cilën Ivanovic u dënua me 9 vjet burg.
Lidhur me pikën një të aktakuzës ndaj Ivanovicit dhe personave të tjerë të akuzuar për ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 1999, në pjesën veriore, faktet janë vërtetuar përtej cdo dyshimi.
Në atë periudhë, forcat policore serbe kryen një lloj spastrimi etnik duke i përndjekur dhe vrarë shqiptarët. Familjet shqiptare janë përndjekur nga shtëpitë e tyre. Gra, fëmijë e pleq janë ndarë nga pjesa tjetër e burrave dhe janë urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.
Gjatë gjykimit ëshët peëmrendur vetëm një grup prej 15 burrave, ku 6 prej tyre janë ndarë dhe janë urdhëruar të shkojnë në Shqipëri së bashku me grate fëmijët dhe pleqtë, ndërsa 9 bura të tjerë u përcollën nga paramilitarët serbë deri te pika e tyre e kontrollit.
Në atë kohë, Oliver Ivanovic ishte shef i kësaj pike, i veshur me uniformë me ngjyrë të kaltër. Para se nëntë nga këta persona të mbërrinin te pika, njëri nga pjesëtarët e pyeti Oliver Ivanovicin: “Cka të bëjmë me ta?”. Ky ia ktheu: “Pse po pyet? Vepro sipas urdhërave”. Paramilitarët pastaj i morën dy nga dy dhe i qëlluan me plumba.
A është kjo drejtësi , ankohen të gjithë familjarët e dëshmorëve dhe viktimave kosovare. Një serb të dënohet me 9 vjet burgim për mbytjen e 9 shqiptarëve civil që i ndanë nga turma e refugjatëve për në Shqipëri. Kjo është padrejtësi dhe poshtrim.