Kulturë

Libri Dorëshkrimet e Kur’anit, u botua në Ku

Një libër i titulluar Khutut El-Musahaf “ (Dorëshkrimet e Kur’anit) , u botua nga Qendrae Arteve Islame në Kuvajt.

Sipas Al-Vatan Online, libri konsiderohet si një vepër arti Kur'anor-është publikuar për të pasuruar kulturën e studimeve islame të bukurisë.

Libri është shkruar nga Adham Muhammed Hanash, ekspert në Kaligrafinë arabe  dhe dorëshkrimet Islame dhe Dekani i Fakultetit të Artit Tradicional Islam  dhe Arkitekturës i Shkencave Botërore Islame dhe Arsimit në Universitetit në Jordani.

Libri ka 120 faqe, ka tre kapituj, që përfshijnë Dorëshkrimet Kur'anore, Dorëshkrimet e përdorura në zyra dhe Dorëshkrimet e përdorura nga autorët.

Llojet e ndryshme të Dorëshkrimeve janë përdorur për të shkruar ajetet e  Kur’anit të Shenjtë gjatë historisë dhe vendet ku at odorëshkrime janë përdorur janë shënuar në libër.

Ibn Nadim,  dijetar musliman dhe bibliograf në shekullin katër sipas Hixhretit,  ishte personi i parë që kodifikuar dorëshkrimet Kur'anore.

Referencat historike tregojnë se dorëshkrimi i përdorur në Kur’an për herë të parë  ishte dorëshkrimi  Jazm. Libri i Shenjtë  vazhdoi me dorëshkrimet e ndryshme si në Muhakkik, Rejhan, Thulth, Xhalil, dhe Naskh.  Dorëshkrimi Naskh është i njohur si  Hadim-ul-Kur'an (Shërbëtori i   Kur'anit), pasi ishte shkrimi më i përdorur në mesin e kaligrafëve në pjesën lindore të Botës Muslimane për të shkruar Kur’anin.

Megjithatë, në pjesën perëndimore të Botës Muslimane, janë përdorur lloje të ndryshme të Dorëshkrimeve të Kur’anit si janë dorëshkrimet Andaluziane dhe Marokiane si dhe Mabsout dhe Kirvani janë  Dorëshkrimet me popullore që është shkruar Kur’ani.

Disa kopje të dorëshkrimeve të Kur'anit të Shenjtë, por që janë më pak,   gjithashtu, janë dorëshkrime të njohura me emrat Ta'lik  dhe Divan.