140 sauditë vehabistë kundrërshtojnë marrëveshjes bërthamore të Iranit
140 studiues vehabistë publikuan një deklaratë kundër marrëveshjes bërthamore të Iranit, zbatimi i së cilës filloi të shtunën.
Në deklaratë, ata paralajmëruan se janë kundër që ata e quajtën kërcënim i Iranit, dhe pohuan se përgjegjësia kryesore e Botës Muslimane sot është të ndihmohen muslimanët kundër këtij kërcënimi.
Vehabizmi është ideologjia radikale dominuese në Arabinë Saudite dhe kjo ideologji predikohet lirisht nga autoritetet fetare në Arabinë Saudite.
Kjo është ideologjia e grupeve terroriste tekfiriste si Daesh (ISIL).
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore (Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Franca dhe Gjermania) më 14 korrik, 2015 finalizuan një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit, e njohur si Plani Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit (JCPOA).
Të shtunën, më 17 janar 2016, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif dhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, njoftuan në një deklaratë të përbashkët se zbatimi i marrëveshjes bërthamore ka filluar zyrtarisht.
Ndërkohë që njerëzit paqedashës në botë, sidomos popujt muslimanë, kanë mirëpritur marrëveshjen bërthamore, disa regjime reaksionare dhe miqtë e tyre kanë shprehur kundërshtim ndaj marrëveshjes.
Është interesante se ata që kundërshtojnë më me forcë marrëveshjen në rajon janë regjimi sionist i Izraelit dhe Arabia Saudite, këto dy shtete janë të njohura për krijimin e grupeve terroriste dhe përkrahjen e këtyre grupeve terroriste në mbarë botën.
Burimi: IQNA News