Siria

Më shumë në Siri kisha dashtë të shoh ISIS-in se Iranin

Times of Israel përcolli deklaratën e ministrit të mbrojtjes së Izraelit, Moshe Ya’alon, icili të martën ka deklaruar se Irani për shtetin hebreparaqet kërcënim më të madh se ISIS-i, dhe, në rast se qeveria siriane do të kishte rënë, Izraeli do të kishte dashtë që Sirinë ta kontrollojnë islamistët radikal sesa Irani dhe aleatët e tij. “Në Siri, në rast se duhet të zgjedhim në mes ISIS-it dhe Iranit, do të zgjidhja ISIS-in. Ata nuk kanë mundësit që i ka Irani”,ka thënë Ya’aloni në konferencën e cila u mbajtë në Institutin për siguri nacionale në Tel Aviv.”Armiku ynë më i madh është regjimi iranian, i cili ka shpall luftën”, ka thënë ai, duke folur për kërcënimet me të cilën ballafaqohet Izraeli.” Irani kundër neve në rrafshnaltëne Golanit u përpoq  të hap frontin terrorist kundër neve”, ka thënë ai, duke fol për planet e Iranit dhe Hezbollahut që të sulmohet Izraeli.

“Me marrëveshjen e vet nukleare dhe shfquqizimin e sankcioneve Teherani ka shmangur izolimin ndërkombëtar dhe u shëndrrua në lojtar kyç në Siri. Shtetet e Bashkuara të Amerikësdhe Rusia shohin Iranin si pjesë e zgjidhjes në luftën qytetare të Sirisë. Irani tani përcakton ardhmërinë e Sirisë, e në rast se ashtu mbetet, hegjemonia iraniane në Siri do të jetë sfidë e madhe për Izraelin”, ka thënë Ya’alon, i cili e karakterizoikonfliktin në Siri dhe Irak si”kulmin e konfliktit të civilizimeve”. “Shumica në Perëndim refuzojnë të pranojnë dhe nuk duan të përmendin fjalën”islami radikal”. Sigurisht se çdo mysliman nuk është terrorist, por shumica e terroristëve në botë sot janë mysliman. Këtë nuk mund të injorojmë”, ka thënë ministri i mbrojtjes së Izraelit Moshe Ya’alon. Duke u kthyer në situatën në Izrael, Ya’aloni thekson:”se në Rripin e Gazës qeverisë Hamasi, i cili gjatë disa viteve të kaluara në tri raste ka sulmuar Izraelin, por ushtria izraelite ka mposhtë këto sulme dhe nuk kërkon eskalimin e mëtutjeshëm”.”Prezenca jonë parandalon Hamasin ose ISIS-in të merr hapësirat palestineze”, ka thënë Ya’aloni dhe ka refuzuar përpjekjet ndërkombëtare në përpjekjet e zbatimit të marrëveshjes paqësore. “Përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare nuk do të sjellin përparim dhe këto planet e sigurisë do të sjellin vetëm gjer te sulmi në bazën ajrore Ben Gurion në Tel Aviv”, ka thënë Ya’aloni dhe shtoi se se opinioni botërore në mënyrë disproporcionale është fokusuar në Izrael.

Burimi: altermainstreaminfo.hr