Regjimit saudit në prag të kolapsit
Një autoritet i lartë fetar iranian ka kritikuar Arabinë Saudite për krimet e e saj, duke thënë se regjimi i Rijadit është afër kolapsit për sjelljet e tij.
Duke iu drejtuar besimatarëve Ditën e Xhuma në Teheran, Ajetullah Muhammad Ali Muvahedi Kermani vuri në dukje se ekzekutimi i autoritetit të shquar fetar, Ajetullah Shejh Nimr Bakir al-Nimr nga Mbretëria Saudite, u dënua në të gjithë botën, krimi do të përshpejtojë rënien e regjimit saudit .
Çfarë kishte bërë Shejh Nimr që të ekzekutohet me preje koke? Pyeti imam i Namazit të Xhumasë në Teheran.
Ai vuri në dukje se Shejh Nimr kryente vetëm detyrimin Islamik për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit
Ekzekutimi nga Arabia Saudite e 47 të burgosurve, me 2 janar 2016, duke përfshirë Shejh al-Nimr, u dënua në përmasa globale.
Ekzekutimet u zhvilluan në 12 qytete në Arabinë Saudite, katër në burgje me pushkatim dhe të tjerët me prerje të kokës. Trupat më pas janë varur, kjo është forma më e rëndë e ndëshkimit në dispozicion sipas ligjit të Mbretërisë Saudite.
Shejh al-Nimr ishte arrestuar në muajin korrik 2012 me akuzën se ka mbajtur fjalime anti-regjimit dhe se ka mbrojtur të burgosurit politikë.
Diku tjetër në predikimin e tij, Ajetullah Muvahedi Kermani iu referua kapjes së dy anijeve amerikane që kishin hyrë në ujërat territoriale të Iranit, duke thënë se kjo tdëshmoi aftësitë mbrojtjese të Republika Islamike të Iranit.
Garda e Detarisë e Revolucionit Islamik (IRGC) të marten ka konfiskuar dy anije luftarake amerikane, me 10 marinarë të armatosur në bord, kur ata hynë në ujrat territoriale të Iranit në afërsi të ishullit të Farsi.
Të mërkurën, Garda e Detarisë e Revolucionit Islamik (IRGC) për Marrëdhënie me Publikun tha në një deklaratë se marinarët u liruan pas një kërkim falje nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pas hetimeve teknike dhe operative të cilat dëshmuan se ndërhyrje në ujërat territoriale iraniane ishte e paqëllimshme.
Burimi: IQNA News