Kur’ani: Burimi që i bashkon muslimanët
Roli i dijetarëve fetarë u theksua për krijimin e bashkimit mes muslimanëve për të trajtuar të gjitha sfidat mbizotëruese në një Konferencë Islame të mbajtur në Nowshera Virkan, Punxhab, Pakistan.
Duke iu drejtuar konferencës, dijetar fetar, Mian Ihsanullah Azei tha se Islami mëson dashurinë, vëllazërinë dhe unitetin.
Prandaj, pasuesit e të gjitha sekteve duhet të tolerojnë dhe të respektojnë besimin e njëri-tjetrit për të promovuar harmoninë , theksoi ai.
Ai tha se ka ushtri të fuqishme në të gjitha 61 shtetet muslimane, por për shkak të pabarazisë dhe mosmarrëveshjeve të ndërsjellta mes muslimanëve, ata janë duke u vra kudo si në Palestinë, Siri, Afganistan, Irak, Kashmir, dhe pjesë të tjera të botës. Ai ka thënë se terroristët janë armiqtë e njerëzimit, ata nuk ka fe.
Ai theksoi nevojën për të vepruar sipas mësimeve të Kur'anit dhe Sunnetit të Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) që të kemi për suksesi sepse Kur'ani dhe Sunneti janë burime të cilat mund t’i sjellin muslimanët së bashku dhe t'i udhëzojnë drejt zhvillimit dhe përparimit.
Ai tha se Pejgamberi i fundit, Muhammedi (a.s.) gjithashtu dha mesazhin e paqes, dashurisë, vëllazërisë dhe harmonisë, duke shtuar se Pejgamberi Muhammed (a.s.) është bekim për të gjithë botën sepse ai dëshmoi atë nëpërmjet veprave të tij.
Burimi: The Nation