Në takimin me Ministren e Jashtme të Indonezisë Dr. Hassan Ruhani: Vendet Islamike janë mjaft të forta për të çrrënjosur terroristët nga rajoni
Zhvillimi i bashkëpunimit dhe rritja e marrëdhëniet midis Iranit dhe Indonezisë është i nevojshme, tha presidenti Hassan Ruhani në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indonezi, Retno Marsudi.
Në këtë takim që u mbajt të mërkurën në Teheran, Dr. Hassan Ruhani iu referua marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe tha: Ne jemi të gatshëm për të çimentuar lidhjet me Xhakartën në të gjitha fushat.
Ai gjithashtu foli për kushtet aktuale të rajonit dhe Botës Muslimane dhe tha: Ne nuk duhet të presim që të tjerët të luftojnë terrorizmin, sepse shtetet muslimane kanë pajisjet e nevojshme dhe janë mjaft të forta për të çrrënjosur terrorizmin nga rajoni.
Bota Islame dhe shtetet muslimane kanë nevojë për bashkëpunim të gjerë dhe marrëdhënie më të ngushta me njëri-tjetrin për të arritur zhvillim, shtoi Dr. Hassan Ruhani, duke theksuar nevojën për më shumë unitet dhe integritet në mesin e muslimanëve.
Është për të ardhur keq që sot shumë vende të rajonit janë duke luftuar me terrorizmin dhe ekstremizmin dhe në kushte të tilla, kjo është detyrë e të gjitha organizatave dhe shteteve Islamike që të mos hezitojnë për ndonjë përpjekje që synon rritjen e unitetit dhe stabilitetit në Botën Islame vazhdoi Hassan Ruhani.
Duke kritikuar mbështetjen e terrorizmit nga disa vende, ai shtoi: Republika Islamike e Iranit ka kërkuar gjithmonë marrëdhënie të mira, miqësore dhe marrëdhëniet vëllazërore mes fqinjëve dhe me vendet e rajonit, gjithashtu, është e gatshme për të ndihmuar vendet e tjera në rrugën e unitetit, për një siguri të qëndrueshme dhe për zhvillimin rajonal në Botën Islame .
Dr. Hassan Ruhani, gjithashtu, lavdëroi presidentin e Indonezisë për vëmendjen e tij për nevojën për forcimin e unitetit dhe bisedimeve në Botën Islame.
Në të njëjtën mbledhje, Retno Marsudi theksoi nevojën për përpjekjet për të zgjeruar lidhjet dhe marrëdhëniet mes Teheranit dhe Xhakartës në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe tha: Indonezia është e angazhuar për zhvillimin e marrëdhënieve me Iranin dhe ne patjetër do të jemi dëshmitarë të marrëdhënieve më të fuqishme ndërmjet të dy vendeve në të ardhmen .
Ajo gjithashtu e sheh paqen dhe sigurinë në rajon si të një rëndësie kryesore dhe tha: Muslimanët duhet të bashkohen me njëri-tjetrin në përputhje me vlerat islame dhe në përballjen me sfidat kryesore të Botës Islame, duke përfshirë terrorizmin dhe ekstremizmin.
Burimi: ABNA