Irani do të organizojë Garat Kur’anore Ndërkombëtare për të verbërit
Një zyrtar Iranian, ekspert i Kur’anit, tha se Republika Islamike e Iranit do të organizojë Garën e Parë Kur’anore Ndërkombëtare për të Verbërit gjatë këtij viti.
Davoud Takfallah, Kryetar i Komisionit Planifikues të Shtabit për Koordinimin Garave Kur’anore të Iranit, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA News se Gara Kur’anore Ndërkombëtare për të Verbërit do të organizohen në margjinat e Garave Kur’anore Ndërkombëtare të 33-ta të Republikës Islamike të Iranit.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Iran zhvillohen për çdo vit me pjesëmarrjen e kënduesve të Kur'anit dhe hafizëve të Kur’anit nga e gjithë bota.
Davoud Takfallah tha 30 deri në 40 shtete pritet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Garat Kur’anore Ndërkombëtare për të verbërit.
Sipas zyrtarit, edicioni i parë do të paraqet vetëm kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit, hvizin, por ka mundësi më shumë kategori mund të përfshihen në edicionet e ardhshme.
Nëse vijmë në përfundim se ka kapacitet të mjaftueshëm në fushën e këndimit të Kur’anit dhe të numrit të mjaftueshëm të kualifikuar të kënduesve të Kur’anit të verbër, atëherë në Garat Kur’anore do të përfshihet, gjithashtu, edhe kategoria e këndimit të Kur’anit që nga viti i ardhshëm, vazhdoi ai duke thënë.