Kosova

Broshurat, librat dhe videot në YOU TUBE frymëzojnë rinin tonë të jenë në ISIS

Qeveria e Kosovës nga njëra anë i burgos terroristes dhe përkrahësit e ISIS-it, ndërsa  nga ana tjetër aspak nuk i pengojnë kanalet terroriste në gjuhën shqipe që qarkullojnë  në YOU TUBE me emrin “Shteti Islam”,  me shumë lehtësi dhe i frymëzojnë të rinjtë shqipfolës për shkuarjen dhe pjesëmarrjen në  luftë në Siri e Irak si dhe i nxitë të rinjtë për betim dhe dashuri ndaj kalifatit duke e lavdëruar me të madhe Ebu  Bekr Bagdatit.

Një nga hoxhallarët më të dëgjuar në Arabinë Saudite, Saleh Feuzan, në një video që është përkthyer në gjuhën shqipe nga nxënësit e tij shqiptarë, në mënyrë direkte ka bërë thirrje që jo myslimanët dhe ateistët kudo që gjinden duhet të mbyten dhe të vriten.

Vrasja e tyre duhet të bëhet në momentin që myslimanët kanë forcë dhe fuqi. Në këtë video të tij që për fatkeqësisht është  përkthyer edhe në gjuhën tonë.

Në ligjeratën e tij, ai shfaqë dhe thërret në shumë gjëra;

1. Ky zotëri lejon mbytjen e myslimanëve që vizitojnë varrezat, ithtarët e librit dhe idhujtarët.

2. Tenton të bind me çdo kusht nxënësit e tij që të ndjekin rrugën e luftës dhe vrasjeve.

3. Feuzan në këtë video mbështetet në Abdul Vehabin, duke e lavdëruar se ka vrarë myslimanët vizituesit e varrezave.  Kushdo që nuk e ka përkrahë atë ai i ka luftuar dhe vrarë.

4. Për fatin e keq, ai u bën pyetje të pranishmëve;  A nuk duhet t’i vrasim ata që nuk besojnë?

5. Ajetet fisnike të Kur’anit, ai nuk i sqaron arsyet e zbritjes së atyre ajeteve, rrethanat dhe objektivin, por ato i përdorë për frymëzim në terrorizëm.

Është për keqardhje, që elementët shqipfolës që studiuan dhe u frymëzuan nga ky terrorist, përkthyen libra të tij, video, broshura dhe mbi të gjitha frymëzuan rininë tonë me ide që cenojnë Kur’anin fisnik si dhe nxisin në ekstremizëm dhe terrorizëm, transemeton Foltash.com

Përkthimi i këtyre videove, është skandal dhe pjesëmarrje direkte në të keqen.

Salih Fevzan, lindi më 28 Shtator 1935 në Kaseem të Arabisë Saudite dhe ishte njëri nga liderët me funksionet më të larta fetare në këtë shtet.