Papa Franjo: Të bashkohen të gjitha fetë në një fe
Këtyre ditëve në rrjetin social në YOU TUBE po qarkullon me të madhe videoja e Papa Franjos i cili jep mendimin , dekretin e tij se duhet të bashkohen të gjitha religjionet dhe të formohet një religjion global i cili religjion do ti kishte elementet e Krishterimit, Islamizmit, Judaizmit dhe Budizmit.
Papa Franjo disa herë më parë ka përmendur por edhe tani e përsërit se: “ të gjithë ne jemi fëmijët e Zotit” , pa dallim në besim apo në bindje fetare. Këtë deklaratë të Papa Franjos disa e mohojnë duke thënë se kjo është plotësisht në kundërshtim me mësimet biblike e cila fletë se vetëm foshnja e lindur e Marias, pra Jezu Krishti mund të quhet fëmijë i Zotit.
Islami, Budizmi dhe Judaizmi mohojnë Jezu Krishtin si djalë të Zotit ( si zot) . A është ky argument që po plotësohet parashikimi biblik për fenë e antikrishterizmit? – thonë priftërinjtë e tjerë, bashkëpunëtorë e Papa Franjos.