Paraxhematet përqajnë unitetin e myslimanëve boshnjak
Drejtimi juridik hanefit është njëri nga katër drejtimet e pranuara, duke marrë parasysh se në këto hapësira është i pranishëm me shekuj, më së miri është që atë myslimanët edhe më tutje ta praktikojnë, pasi që përzierja apo futja e drejtimeve tjera në hapësirat tona do të sjell tek problemet e mëdha në mes myslimanëve tonë, gjer te grindja, ndarja dhe konflikte, ka thënë myftiu i Travnikut dr. Ahmed ef. Adiloviq. Pas udhëzimit të Rijasetit(Kryesisë) të Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës i cili i ka obliguar kryeimamët e vet në hapësirat e myftinive përkatëse, që të bisedojnë me organizatorët dhe udhëheqësit e xhemateve paralele jolegale, ashtu që ata tëbashkangjiten Bashkësisë Islame dhe punën e vet të harmonizojnë me rregullat e saja, dhe është propozuar që veprimi i dëmshëm të këtyre institucineve paralele të përfundon gjer në fund të muajit të ardhshëm. Këto grupe të cilët ndonjëri i quan paraxhemate janë heterogjene, ashtu që edhe dëmi i veprimit të tyre është i ndryshëm.Mirëpo, duke vështruar në mënyrë gjenerale,këto grupe përqajnë unitetin e myslimanëve boshnjak që mund të sjell gjer te problemet edhe më të mëdha, thotë myftiu. Ai më tutje shtoi se ndonjëri nga këto grue i përkasin ideologjisë tekfiriste, ndërsa myslimanët i konsiderojnë vetëm ata të cilët mendojnë dhe punojnë sikurse ata, gjë që poashtu mund të ketë pasoja të dëmshme.
Në hapësirën emyftiniës së Travnikut është vetëm një grup i njerëzve të cilët në objektin privat falin namazet, bile edhe namazin e xhumasë, dhe kryejnë aktivitetet tjera fetare. Unë nuk do t’i quaja xhemat, pasi që në Bashkësinë Islame të Bosnjës e Hercegovinës në parim xhemati konsiderohet ai i cili ka më shumë se 100 familje(amvisnëri), të cilët organizojnë jetën fetare në përputhjemerregullat e Këshillit të Bashkësisë Islame . Ky grup njerëzish ka 10-15 besimtar në namazin e xhumasë që marrin pjesë, dhe sipas rregullave të Këshillit nuk kanë imam, pasi që namazin e xhumasë e udhëheq personi i cili nuk e ka kryer as medresën. Për këtë shkak nuk i konsiderojm xhemat(as jolegal), porse vetëm grup njerëzish, ka theksuar myftiu i lartëcekur.Thotë se me imamin zyrtar ka biseduar me përfaqësuesit e grupit dhe i kanë bërë thirrje të kyçen në radhët e xhemateve të Bashkësisë Islame, por ata menjëherë nuk kanë mundur të pranojnë, pasi kjo nuk përputher me bindjet e tyre, “por do të shohin më tutje se si do të veprojnë në periudhën e ardhshme.