Masakra Shiite P5+1 po vret shpresat Irani si mohues i neoliberalizmit
Republika Islamike e Iranit është mohimi 636.372 milje në katrorë i pretendimit të famshëm të Perëndimit, se sistemi kapitalizmit neo-liberal është më i miri i mundshëm dhe forma e fundit e historisë. Në tregun ndërkombtar, eksportuesit iranian të naftës janë në konkurrencë me naftën e kontrolluar nga Mobile, British Petroleum dhe Shell. Irani e ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme çlirimin e popullit palestinez.
Kur Republika Islamike e Iranit dhe drejtuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ulën në tryezën e bisedimeve për bisedimet rreth P5+1, e mbushën botën me optimizëm. Shpresat ishin se, armiqësitë dhe tencionet mes këtyre dy shteteve do të mund të zgjidheshin.
Në tryezën e bisedimeve, liderët iranianë bënë lëshime gjigante duke hequr sorë nga dy të tretat e programit për energjinë bërthamore në paqe. Në këmbim të kësaj, ShBA, duke hequr dorë nga pretendimi i saj, për herë të parë pranoi të drejtën e zhvillimit të energjisë bërthamore në paqe, duke përfshirë e Marrëveshjen për Parandalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore.
Shpresat u rritën edhe më shumë me mbylljen e marrëveshjes. U vu në zbatim Plani për Veprimin e Përbashkët Gjithëpërfshirës dhe materialet bërthamore të Iranit u dërguan në Rusi. Potenciali i paqës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, bashkë me gjithëpërfshirjen globale dukej më afër se kurrë.
Koncepti i vetë bisedimeve refuzohej nga ana e disa fuqive të pasura dhe të mëdha të Perëndimit. Qeveria izraelite dhe rrjeti i mbështetësve të saj në një aleancë të ngushtë ishin të vendosur për parandalimin e realizimit të marrëveshjes së karteleve të naftës dhe prodhimit të armëve. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u ftua në Kongresin e ShBa për një fjalim, në të cilin dënoi këtë marrëveshje. Netanjahu, si lider i një shteti të huaj, hyri në kryqendrën e ShBA dhe në kundërshtim me dëshirën e drejtuesit të qeverisë dha një fjalim me motive urrejtjeje kundër Iranit.
Marrëveshja bërthamore u arrit pavarësisht financimit kolosal të opozitës. Kongresi i ShBA nuk mundi ta ndalonte marrëveshjen. Tashmë ishin gati të hiqnin sanksionet përreth çështjeve bërthamore.
Në dhjetor të 2015-s kishte një shpresë për një moment për paqen globale. Megjithatë, për një vit dolën në pah ngjarje që do të largonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Islamike të Iranit. Pavarësisht sa marrëveshje të mirë dhe të qetë bënë në tyrezën e bisedimeve në Vjenë, pas marrëveshjes P5+1 dhe Planit për Veprimin e Përbashkët Gjithëpërfshirës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan një fushatë të dhunshme ndaj aleatit të dytë të prodhimit të naftës, ndaj myslimanëve shiitë.
Terrori ndaj myslimanëve shiitë
Në datën 12 dhjetor u sulmua regjimi i Nigerisë, i cili bashkëpunonte me konmpaninë Shel Oil dhe ishte pranë ShBA, në veri të vendit, në qytetin Zaria. Zona që u zgjodh për t’u sulmuar është kështjella e lëvizjes fetare dhe politike, Lëvizja Islamike e Nigerisë, me në krye Shejh Ibrahim el-Zekzaki. Me akuzat e pabazuara për shfaqje të dhunshme politike, pa asnjë bazë të vërtetë u vranë më shumë se një mijë mysliman shiitë të paarmatosur. Iu hodhën trupat e
ndjekësve të Shejh Zekzakit para syve dhe u vranë aty. Pasi u vranë edhe disa fëmijë u arrëstua Zekzaki. Edhe pse nuk ka asnjë akuzë formale për të, ai mbahet i paraburgosur në qendrën ushtarake.
Pas vrasjes së pakicës shiitë të muslimanëve në Nigeri, Kongresi i ShBA përgatiti sanksion të reja kundrejt Republikës Islamike të Iranit dhe këto u firmosën dhe dekretuan nga Presidenti Obama. Arsyeja e sanksioneve të reja që iu imponuan Iranit ishte testimi i raketave.
Edhe Irani, si shumë shtete të tjera, ka një një sistem mbrojtës me raketa me të cilin mund t’i përgjigjet një sulmi të jashtëm. Duke qenë se, Republika Islamike, kërcënohet shpesh në këtë aspekt, për të frenuar sulmet e Izraelit apo shteteve të tjerë, prej dhjetë viteve tashmë teston dhe mbrob sistemin mbrojtës të raketave. Ndërsa liderët e ShBA e interpretuan këtë testim si “sulm” dhe i vunë pësëri sanksione.
Goditja përfundimtare, që uli shanset e zbutjes së ShBA-Iran erdhi në 1 janar. Në fillimin e vitit2016, Arabia Saudite ekzekutoi 47 të arrestuar. Në mesin e tyre ishte edhe dijetari shii Ajetullah Nimr el-Nimr, i cili ishte në krye të protestave paqësore të të drejtave të njeriut. El-Nimr ishte dijetari Shii më i respektuar në Arabinë Saudite. Kur u bë me dije se iu pre koka nga regjimi saudit, dhuna ishte bërë e pashmangshme.
Masakrat e aleatëve të ShBA kundrejt myslimanëve shiitë janë implikime gjigande në marrëdhënien ShBA-Iran. Themelet e Republikës Islamike të Iranit i takojnë interpretimeve shiite të Islamit. Kushtetuta islame i njeh liri besimi sunnive, të krishterëve, hebrenjve dhe zoroatrianëve, megjithatë 95 {[yuzde]} e popullsisë ka zgjedhur Islamin Shii. Myslimanët shiitë, nga mbarë bota, përfshirë këtu edhe Nigerinë dhe Arabinë Saudite, vjinë në Iran për mësime fetare duke marrë pjesë në shkollat seminare. Shiitë në gjithë botën e shohin themeluesin e Republikës Islamike, Imam Humejnin dhe liderin fetar të Iranit Ajetullah Ali Sejid Hamanej, si burim fetar dhe si frymëzim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i dhënë leje fillimit të një fushate terrori dhe dhune kundrejt myslimanëve shiitë i ka dërguar Republikës Islamike një mesazh armiqësor dhe kërcënues. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë financuar fushatën terroriste të ekstremistëve tekfirxhi sunni në Siri,për masakra njerëzore ndaj pakicës Alevi, duke menduar se ata janë “felëshuesit Shiitë”. Për më tepër ShBA, për të ndaluar një lëvizje demokratike në Arabinë Saudite bëri të mundur sulmet në Jemen që kishte përgatur më parë dhe mori pjesë në sulme. Arsyeja e sulmeve të liderëve Saudit të përgatitura ndaj Jemenit ishte marrja në kryengritjen demokratike të myslimanëve Zejdi Shii.
Ekzekutimi me vdekje i El-Nimr në 1 janar nga Arabia Saudite, ishte plotësisht e paligjshme dhe e padrejtë në aspektin e standarteve të drejtësisë ndërkombtare. Nimrit nuk iu dha shansi për të pasur një mbrojtës apo për të mbrojtur veten në gjykim. Nirm dhe ndjekësit e tij nuk i janë drejtuar kurrë dhunës dhe nuk kanë bërë thirrje për kryengritje të armaosura; ata kanë marrë pjesë vetëm në mbledhje paqësore për zgjedhje demokratike dhe për të drejtat e shtetasve.
Ndërsa Shejh Zekzaki mbahej i paraburgosur në qendrën ushtarake në Nigeri, rebelimi i myslimanëve shiitë tronditi Lindjen e Mesme. Të rinjtë iranian sulmuan dhe i vunë flakën Ambasadës Saudite në Teheran. Shoqëria shiite e Bahrejn mbushi rrugët. Në një kryengritje në zonën Katif të Arabisë Saudite ndodhi një shpërthim.
Edhe Arabia Saudite edhe Nigeria janë të varura nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ekonomia saudite kontrollohet nga Ëall Street që përcakton shitjen e armëve dhe eksportimin e naftës. Vetëm me një telefonatë Barack Obama, me shumë lehtësi mund të shpëtonte jetën e Ajetullah el-Nimrit. Nigeria nga ndihmat ushtarake dhe ekonomike të ShBA-së. Kompania Shell Oil, dikur hollandeze, ndërsa tani në pronësi të Ëall Street është plotësisht zotëruese e kontrollit të ekonomisë së këtij shteti. Vetëm me një telefonatë Obama, me lehtësi mund të bënte të mundur të lihej i lirë Shejh Zekzaki.
Shumimi i presionit ndaj shiive në kohët e fundit, i bën Shtetet e Bashkuara të Amerikës partnere në faj.
Revolucioni Islam kundwr kapitalizmit Perwndimor
Republika Islamike e Iranit u krijua në vitin 1979. Pas dhjetra viteve në varfëri, për shkak të sundimit ekonomik nga të huajt dhe të diktatoriatit të mbështetur nga ShBA, populli mbushi rrugët. Gjatë revolucionit në masë, ranë shehidë me trimëri me mijëra iranianë; i dolën ballë gazit lotsjellës, automatikëve dhe helikopterëve. Imam Humejni u kthye nga syrgjynosja në Iran dhe e mblodhi vendin rreth vetes me sloganet, “Jo kapitalizëm, Islam”, “As lindje as Perëndim” dhe “Lufta e varfërisë kundrejt pasurisë”.
Republika Islamike e Iranit e kishte përmbysur sovranitetin e kapitalizmit të Perëndimit. Në qendër të ekonomisë iraniane janë burimet e naftës, që janë në auditimin publik, dhe një seksion i gjërë i ekonomisë iraniane drejtohet nga shteti. Ofrohet strehim publi, arsim dhe shërbim shëndetësor. Qeveria e merr fuqinë nga kuvendet dhe mbledhjet popullore dhe mbrohet nga një forcë e armatosur e ndarë nga ushtria brenda popullit, “Mbrojtësit e Revolucionit Islam”. I madhi Ajetullah Ali Seyid Hamanej thotë fjalën e fundit dhe vendos “vijën e kuqe” rreth çështjeve të rëndësishme politike. Udhëheqja politike në vend ndahet në konservatorët ( apo “të prapambeturit” me termin e kundërshtarëve) dhe “lëvizja reformiste” ( apo “të moderuarit” me termin e kundërshtarëve).
Republika Islamike e Iranit është aleate me Rusinë, Kinaën, Venezuelën, Bolivinë dhe shtetet e tjera që janë pjesë e aksit të rezistencës në rritje globale. Që prej revolucionit dhe deri më tani, iranianët nuk janë bërë klientë të lidhur me bankat perëndimore. Me themelin e fesë dhe kulturës së tyre kanë zhvilluar ekonominë dhe infrastrukturën e tyre të brendshme. Me subvencionimin e burimeve të naftës në pronësi të shtetit, që prej vitit 1979 ka shumë të pasur në Iran.
Irani prodhon makinat, çelikun dhe produktet ushqimore vetë. Ka zhdukur analfabetizmin, madje edhe në pjesët më të varfëra të fshatrave ka dërguar rrjetin e ujësjellësit dhe shërbimin shëndetësor. Irani është një ndër pjesët më të sigurta të rajonit të Lindjes së Mesme – është më i sigurt se vendet përrreth, të përhumbura në luftën e medhhebeve si Siria dhe Afganistani.
Ajo që i vë kundër Iranin me elitën ndërkombëtare financiare nuk është politika e jashtme e Iranit, por të qenit e Iranit një shoqëri e pavarur dhe e qëndrueshme. Republika Islamike e Iranit është mohimi 636.372 milje në katrorë i pretendimit të famshëm të Perëndimit, se sistemi kapitalizmit neo-liberal është më i miri i mundshëm dhe forma e fundit e historisë. Në tregun ndërkombtar, eksportuesit iranian të naftës janë në konkurrencë me naftën e kontrolluar nga Mobile, British Petroleum dhe Shell. Irani e ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme çlirimin e popullit palestinez.
Shumë njerëzve iu shuan shpresat e arrira gjatë negociatave bërthamore të P5+1. Në këto momente duket se zbutja e marrëdhënieve të ShBA me Republikën Islamike është shumë vonë.
Duket se, ata që janë në kërkim të luftës për t’u mos dalë në botë kundërshtarë apo alternativa të tjera janë vënë ballë për ballë politikën e ShBA ndaj Republikës Islamike.
Megjithatë, është e gjallë mundësia për ndryshim e sistemit global me paqëndrueshmërinë e brendshme në ShBA, me rritjen e protestave, me cënimin e ndërtesave federale dhe me rritjen e ndjesive anti-kapitaliste. Ekonomia globale në një rreze të gjërë është përballë një krize që nuk do të zgjidhet pa ndyshime sitetmatike. Muajt e ardhshëm mund të jenë deçiziv për Lindjen e Mesme dhe mbarë botën me reagimin e liderëve të ShBA armiqësisë së shëmtuar të kthyer në dhunë të medhhebeve.
Burimi: Medya Şafak