Mbi 420 ton drogë u konfiskun nga policia në Iran në 9-të muaj
Skuadrat luftarake të drogës e zbatimit të ligjit të Policisë së Iranit kanë kapur më shumë se 420,000 kilogramë drogë të paligjshme në operacionet në të gjithë vendin në nëntë muajt e parë të vitit aktual iranian (21 Mars-21 Dhjetor, 2015 ), njoftoi një komandant i lartë iranian të e martën.
Policia iraniane ka kanë konfiskuar mbi 420 ton lëndë narkotike në nëntë muajt e parë të këtij viti, tha Komandanti i Skuadrës anti-narkotikëve, Gjenerali i Policisë për Zbatimit të Ligjit, Ali Moajjedi.
Ai vuri në dukje se droga e konfiskuar nga policia gjatë periudhës 21 mars - 21 dhjetor, 2015 tregon një rritje për 20-të për qind në krahasim me periudhën korresponduese në vitin e kaluar.
Ne kemi arrestuar një numër prej 260.000 trafikantëve të drogës, kemi shkatërruar mbi 2.000 banda të drogës dhe kemi vrarë 42 trafikantë të drogës, shtoi Gjenerali i Policisë, Ali Moajjedi.
Në muajin gusht, gjenerali Ali Moajjedi njoftoi se më shumë se gjysma e drogave të paligjshme të kontrabanduara në Iran vjen nga Pakistani fqinj.
Rreth 65 për qind e lëndëve narkotike trafikohen në Iran nga Pakistani dhe dhe 35 për qind nga Afganistani, tha gjenerali Ali Moajjedi.
Ai fajësoi gjithashtu Afganistanin fqinj për rrjedhën e 35 për qind të drogave të paligjshme që hyjnë Iranin.
Zyrtarët e policisë iraniane thonë se prodhimi i drogës në Afganistan është rritur 40-fish që nga pushtimi i Afganistanit i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2001.
Ndërsa Afganistani ka prodhuar vetëm 185 ton të opiumit në vit nën talebanët, sipas statistikave të OKB-së, që prej pushtimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prodhimi i drogës është rritur në 3.400 ton në vit. Në vitin 2007, tregtia e opiumit vlerësohet se ka arritur prodhimin më të lartë në të gjitha kohët prej 8.200 ton.
Zyrtarët afganë dhe perëndimorë fajësojnë Uashingtonin dhe NATO-n për ndryshimin, duke thënë se aleatët kanë anashkaluar problemin e drogës që prej pushtimit të Afganistanit më shumë se 14 vjet më parë.
Burimi: FNA