İran

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani: Arabia Saudite duhet të braktisë qëndrimin armiqësor

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Dr. Hassan Ruhani
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Dr. Hassan Ruhani

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani  i bëri thirrje Arabisë Saudite që të braktisë politikat e saj armiqësore kundër shteteve të rajonit, përfshirë Iranin, duke e paralajmëruar se përshkallëzimi i krizës nga Rijadi mund të merr përgjigje dërmuese nga Irani. 

Arabia Saudite nuk ka një sjellje të mirë ndaj vendeve të rajonit, tha Hassan Ruhani, duke ju drejtuar një konference shtypi në Teheran të dielën.

Ai iu referua luftës së Rijadit kundër Jemenit dhe keqmenagjimin e saj të ceremonisë Haxhit, dhe tha:

Arabia Saudite ka zgjedhur një rrugë të gabuar për veten dhe ne shpresojmë se ajo nuk do të vazhdojë këtë rrugë dhe të kthehet në një rrugë të dobishme për  komunitetin musliman .

Ajo që ne duam është zgjidhja e çështjeve rajonale, bazuar në arsye, por ndërkohë shteti ynë dhe qeveria nuk pranon sjelljet jodiplomatike dhe të pasakta dhe do të japë një përgjigje të fortë për sjellje të caktuara, nëse është e nevojshme, paralajmëroi  kryetari, Hassan Ruhani.

Në vërejtjet përkatëse të premten, këshilltar i lartë Iranian i lideri suprem për çështjet ndërkombëtare, Ali Akbar Velajati  ka fajësuar politikën e  papranueshme të Arabisë Saudite gjatë viteve të shkuara për ngecjen aktuale mes Teheranit dhe Rijadit.

Unë besoj se tensioni i kohëve të fundit ka filluar për shkak të politikave të gabuara të Sauditëve që u përpoqën për të izoluar Iranin në skenën ndërkombëtare, tha Ali Akbar Velajati për gazetarët.

Ali Akbar Velajati  theksoi se Irani i kushton kujdes  ndërveprimit me shtetet e saj fqinje, dhe tha: Është e pamundur në fushën e politikës së jashtme për të marrë një vendim pa marrë kërkesat e anës tjetër në konsideratë.

Ai i përkujtoi Rijadit se edhe vendet e fuqishme janë duke kërkuar për të bashkëvepruar me Iranin bazuar në respektin e ndërsjellë për shkak të statusit rajonal dhe ndërkombëtar të Republikës Islamike të Iranit.

Gjithashtu, të hënën e kaluar, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad Zarif tha se kërcënimi i terrorizmit në rajon buron nga tekfiristët  dhe ekstremistët  të nxitur dhe të financuar nga Arabia Saudite.

Tekfiristët dhe mendimet ekstremiste janë kërcënimet kryesore për rajonin dhe e kanë origjinën, përkrahjen dhe financimet  që vijnë nga Arabia Saudite, tha Xhevad Zarif në një takim me ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder në Teheran.

Ministri i Jashtëm i Iranit përsëriti rolin e mendimeve ekstremiste të Arabisë Saudite  për të destabilizuar rajonin, dhe tha: Në letrën time drejtuar ministrave të jashtëm të vendeve të ndryshme, kam shpjeguar në terma reale qasjet Iranofobike të Arabisë Saudite dhe masat gjatë dy viteve të fundit, edhe pse të gjithë gjatë gjithë kësaj periudhe ne kemi treguar tolerancë racionale kundër të gjitha masave të tyre negative, duke përfshirë dhunën seksuale ndaj  dy të rinjve iranianë dhe incidentin në Mina i cili la një ndikim të keq mbi ndjenjat e populli  të Iranit.

Xhevad Zarif përsëriti se krijimi i tensioneve  nga Arabia Saudite është një shfaje propagandistike. 

Burimi: Fars News Agence