Marrëveshja për të ruajtur xhamitë historike
Komisioni Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare (SCTNH) dhe Ministria e Çështjeve Islame së bashku të ruajnë 900 xhami historike në rajone të ndryshme të Mbretërisë Saudite, sipas një gazete online.
Komisioni dhe Ministria zhvilloi një takim në Rijad për të punuar në një marrëveshje bashkëpunimi për kujdesjen e xhamive historike. Në takim, të dy palët përcaktuan detyrat e secilit që do të veprojnë në programin e mbrojtjes, ruajtjes, së këtyre xhamive.
Meshari Al-Naim, drejtori i përgjithshëm i qendrës së trashëgimisë kombëtare, ka thënë se marrëveshja në mes komisionit dhe ministrisë ka hapur shumë dyer të bashkëpunimit në fushat e ruajtjes dhe mbrojtjes së xhamive historike.
Sipas kësaj marrëveshje, Komisioni Saudit për Turizim dhe Trashëgiminë Kombëtare dhe Ministria e Çështjeve Islame, do të zhvillojnë një sistem për ndërtimin dhe meremetimit e xhamive historike.
Abdur Rahman Al-Askar, këshilltar në Ministrinë e Çështjeve Islame, tha se vetë ministri ka qenë i prirur për të marrë kujdesin e këtyre xhamive dhe përmbushjen e kërkesave të tyre. Ai tha se një komision për mbrojtjen e xhamive historike u formua tashmë nga ministria e kryesuar nga Halid Al-Rashid.
Ministri ka kërkuar gjithashtu nga të gjitha degët e saj në të gjithë Mbretërinë Saudite të bashkëpunojnë me Komisionin Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare në riparimin dhe restaurimin e xhamive historike.
Burimi: ARAB NEWS