İran

Ajetullah Naser Makarem Shirazi: Arabia Saudite krimet i shfajëson me petrodollarë

Ajetullah Naser Makarem Shirazi
Ajetullah Naser Makarem Shirazi

Autoriteti i lartë fetar iranian,  Ajetullah Naser Makarem Shirazi kritikoi Arabinë Saudite për heshtjen e zërave  kritikues duke shpenzuar të ardhurat e saj të naftës.

Duke iu drejtuar një kursi fetar në qytetin Kum të Iranit, të mërkurën, Ajetollah  Naser Makarem Shirazi tha se sulmi i fundit i Arabisë Saudite në ambasadën e Iranit në Jemen nuk ka nxjerrë asnjë dënim nga bota falë petrodollarëve të Rijadit.

Ai gjithashtu ka kritikuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mungesën e  lirisë në Mbretërinë Saudite.

Javën e kaluar, Arabia Saudite sulmoi me raketë ambasadën e Iranit, në Sana'a, kryeqyteti i Jemeniti, e cila ka shkaktuar dëme në ndërtesë dhe ka plagosur disa roje iraniane.

Burimi: Tasnim