Irani dënon sulmin terrorist në Stamboll
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Hussein Xhabiri Ansari të martën dënoi ashpër sulmin terrorist në qytetin turk të Stambollit që mori të paktën jetën e 10-të personave dhe plagosi disa të tjerë.
Hussein Xhabiri Ansari dënoi shpërthimin terrorist, shprehu ngushëllimet për familjet, të afërmit e viktimave, si dhe shtetin dhe qeverinë vëllazërore dhe vendin mik, Turqinë.
Ky operacion terrorist dëshmon edhe një herë urgjencën e një luftë të integruar me vendet e rajonit dhe të gjithë botës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, theksoi zëdhënësi iranian.
Ai vazhdoi duke thënë se sulmet e tilla ven në pah nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të krizave të vazhdueshme rajonale bazuar në zgjidhjet politike dhe refuzimin e të gjitha formave të terrorizmit.
Në raste të tilla, Republika Islamike e Iranit qëndron pranë popullit dhe qeverisë turke, shtoi Hussein Xhaberi Ansari.
Shpërthimi në një lagje historike të Stambollit vrau 10-të turistë dhe plagosi 15-të të tjerë të martën në mëngjes.
Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se shpërthimi në lagjen Sultanahmet është kryer nga një vetëvrasës me bombë me origjinë siriane dhe të huajt ishin në mesin e të vdekurve.