Kulturë

Kur’ ani do të përkthehet dhe botohet në gjuhën suahili në Egjipt

Ministria e Vakfit e Egjiptit planifikon për të përkthyer dhe të publikojë Kur'anin e Shenjtë në gjuhën suahili.

Sipas Mubashier.com, ministria njoftoi se gjuha suahili është gjuha e dhjetë  që ministria e ka zgjedhur për përkthimin e Librit Hyjnor. 

Suahili, e njohur gjithashtu si Kiswahili, është një gjuhë Bantu dhe gjuha e parë e popullit suahili. 

Kjo është një lingua franca e rajonit të Afrikës të Liqeneve të Mëdha dhe pjesëve të tjera të Afrikës Juglindore, duke përfshirë  shtetet si Tanzania, Kenia, Uganda, Ruanda, Burundi, Mozambiku dhe Republika  Demokratike e Kongos. 

Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit deri më tani e ka përkthyer Kur'anin e Shenjtë  në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanisht, kinezisht, shqip, indonezisht, rusisht dhe në gjuhën koreane. 

Javën e kaluar, ministria tha se një përkthim i ri i Kur'anit të Shenjtë në rusisht ka përfunduar dhe do të publikohet së shpejti. 

Një ekip i përkthyesve dhe studiuesve të Kur'anit e ka bërë përkthimin Kur’anit  në gjuhën ruse.

Burimi: IQNA News