Bosna Hersek

Bosnja do t’i mbyll 64 paraxhematet paralele jozyrtare

Pas takimit të zgjeruar të Këshillit të myftinjëve(me anëtarët e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës) me 14 dhjetor 2015, Këshilli i myftinjëve, nëpërmjet Reis ul Ulemasë së Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës, Hysein ef. Kavazoviqit, ka obliguar të gjithë myftinjët dhe kryeimamët që gjer në fund të janarit 2016 të mbajnë bisedimet me organizatorët dhe udhëheqësit e 64 paraxhemateve në hapësirat e Këshillave të tyre që të tregojnë për rrezikun e veprimit të këtyre paraxhemateve dhe të kërkojnë nga udhëheqsit e tyre që më së voni gjer në fund të shkurtit 2016 të ndërpresin me mbajtjen dhe organizimin e aktiviteteteve fetare në objektet e tyre të cilët i shfrytëzojnë si mesxhide, e të cilët nuk kanë pëlqimin për punë të organit kompetent të Bashkësisë Islame të BeH-së, dhe t’ju bëjnë thirrje të kyçen në punën dhe veprimtarinë zyrtare të xhemateve të Bashkësisë Islame në BeH-së.

Bashkësia Islame në Bosnjë e Hercegovinë ka obligim kushtetues që në mënyrë institucionale të organizojë jetën fetare të myslimanëve në tërë hapësirën e veprimit të saj. Ligji për lirinë fetare dhe pozitën juridike të kishave dhe bashkësive fetare, Bashkësisë Islame i garanton drejtën eksluzive  që të merret me organizimin institucional të jetës fetare të myslimanëve. Bashkësia Islame në BeHa me aktivitetet e veta shpreh hapje të plotë ndaj ithtarëve të islamit dhe ju bënë thirrje për një xhemat të vetëm të bashkuar. Në esencë,kjo është thirrje në bashkimin e myslimanëve në një Bashkësi Islame të vetme në Bosnjë e Hercegovinë. Për shkak të ngjarjeve të ndryshme shoqërore dhe politike në hapësirën e Bosnjës e Hercegovinës gjatë dydekadave të fundit janë formuar një numër i caktuar i paraxhemateve të cilët nuk janë nën ombrellën e Bashkësisë Islame, që është në kundërshtim me Ligjin për liri fetare dhe pozitën juridike të kishave dhe bashkësive fetare në Bosnjë eHercegovinë si dhe kundër Kushtetutës së Bashkësisë Islame. Duke mos hyrë në këtë rast për motivet dhe arsyet e krijimit të këtyre paraxhemateve paralele si dhe mënyrën e veprimit të tyre, organet kompetente të Bashkësisë Islame kanë të vendosur që këtë gjendje të rregullojnë. Bashkësia Islame ka obligim dhe përgjegjësi që të kujdeset për mësimin e drejtë dhe komentimin, ushtrimin  dhe organizimit të jetës fetare në përputhje me mësimet e tanishme për të gjithë myslimanët në Bosnjë e Hercegovinë.

Bashkësia Islame gjer tani nuk ka pas kurrfarë ndikim në punën e këtyre paraxhemateve të vetorganzuara dhe as që ka mundur të mbajë përgjegjësi për veprimin e tyre.

Reis ul Ulema ka kërkuar nga myftinjët dhe kryeimamët, që në hapësirat e të gjitha myftinive në Bosnjë e Hercegovinë, që të kryejnë bisedime me përfaqësues dhe organizatorët të këtyre paraxhemateve dhe të  thirrin që të inkuadrohen në xhematet ekzituese zyrtare të cilët veprojnë në kuadër të strukturës organizative të Bashkësisë Islame.

Është e nevojshme që të mbyllen objektet në të cilin në mënyrë ilegale organizohen ritet fetare të cilëve nuk iu prijnë autoritetet legale dhelegjitime të dekretuar nga ana e Bashkësisë Islame. Në Bashkësinë Islameekzistojnë numër imjaftueshëm i xhamive, medreseve, fakulteteve, bibliotekave dhe institucioneve tjera që të përmbushin nevojat e gjithë myslimanëve në Bosnjë e Hercegovinë. Afati për shuarjen e këtyre paraxhemateve është gjer në fund të shkurtit 2016. Në rast se dikush nga përfaqësuesit e këtyre paraxhemateve nuk pranon kërkesën për shuarjen e tyre dhe mbylljen e objekteve jo legale, do të mbesin jashtë kornizës ligjore të Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë dhe do të përballen me të gjitha pasojat e veprimit jashtëinstitucional, si dhe do të mbajnë përgjegjësi individuale.

Kjo përpjekje e Bashkësisë Islame që nëmënyrë institucionale të mbrojë hapësirën e veprimtarës së vet nëasnjë mënyrë nuk sjell të drejtën e çdo individi apo pjesëtari të Bashkësisë Islame që personalisht në jetën e vet private të praktikojë islamin në mënyrën e vet të cilin e zgjedh.

Burimi: islamskazajednica.ba