Anglia

Shejh Nimr përkujtohet në Qendrën Islamike të Londrës

Përkujtim për Shejh Nimr në Qendrën Islamike të Londrës
Përkujtim për Shejh Nimr në Qendrën Islamike të Londrës

Një ceremoni u mbajt në Qendrën Islamike të Londrës, në Angli, për të përkujtuar autoritetin e shquar musliman shia, Shejh  Nimr Bakir al-Nimr, i  cili u ekzekutua nga ana e regjimit saudit dhe që u dënua në mbarë botën.

Një numër i madh i dijetarëve muslimanë, autoritete fetare, figura akademike dhe të tjerë morën pjesë në ceremoninë e cila u zhvillua të dielën, më 10 janar 2016.

Duke iu drejtuar këtij përkujtimi, autoriteti i shquar fetar, Huxhet ul Islam Ali Alami nënvizoi se Shejh Nimr nuk kishte asnjë objektiv tjetër përveç se Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, të Keqes.

Ai shtoi se Shejh Nimr nuk kërkoi pozitë as nuk ka inkurajuar dhunë, por sauditët e vranë pavarësisht thirrjeve globale për një gjykim të drejtë për këtë dijetar musliman shiitë.

Folës të tjerë në këtë ceremoni gjithashtu dënuan ekzekutimin e Shejh Nimr duke thënë se regjimi saudit, i cili është mbështetur nga qeveritë perëndimore, nuk ka respekt për të drejtat e njeriut.

Ata gjithashtu theksuan se hakmarrja Hyjnore i pret shtypësit.

Folësit bëri thirrje për të zgjeruar unitetin Islamik dhe paralajmëruan se muslimanët nuk duhet të bien në grackën e përleshjeve sektare.

Ekzekutimi i Arabisë Saudite  i 47 të burgosurve, duke përfshirë Shejh Nimr, më 2 janar 2016 tërhoqi denim të përgjithshëm.

Ekzekutimet u kryen në 12 qytete në Arabinë Saudite, në  katër burgje të dënuarit u pushkatuan, kurse të tjerët u dënuan me prerje të kokës. Trupat më pas janë varur, kjo është mënyra më e rëndë e ndëshkimit në dispozicion në ligjin e të Mbretërisë Saudite.

Shejh Nimr ishte arrestuar në muajin korrik 2012, me akuzën se ka mbajtur fjalime kundër regjimit dhe ka mbrojtur të burgosurit politikë.

Burimi: IQNA News