Kulturë

Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait ofron programe të veçanta për vizitorët muslimanë sunnitë

Menaxheri i Xhamisë së Imam Rizait për vizitorët jo-iranian ka thënë: Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait ka siguruar programe të veçanta për vizitorët muslimanë sunni .

Sejjid Muhammed Xhevad Hashemi Nexhad tha: Menaxhimi i vendeve të shenjta për vizitorët jo-iranian i shërben të gjithë këtyre mysafirëve duke mbajtur programe të veçanta dhe duke ofruar dhurata të ndryshme kulturore.

Ai gjithashtu theksoi: Mbi 300 vëllezër muslimanë sunnitë  kanë vizituar  Mauzoleun e Shenjtë gjatë nëntë muajve të fundit. Shumica e këtyre mysafirëve ishin nga Pakistani, India, Azia Qendrore, Afganistani, Nigeria dhe Rusia dhe disa prej tyre ishin figura të shquara në fushën e sportit, tregtisë, dhe fesë .  

Duke thënë se një numër maksimal dhe minimal i vizitorëve jo -iranian i përkasin Pakistanit dhe Nigerisë, tha Hashemi Nexhad, të cilëve u shërbehet në të gjitha vendet që i vizitojnë këto grupe të njerëzve . 

Gjithashtu, disa programe të veçanta të tilla si lutjet kolektive dhe programe të tjera kulturore janë dhënë nga kjo zyrë, duke bashkëpunuar me karvanet, tha Hashemi Nexhad.

Duke iu referuar figurave të shquara  të këtyre karavanëve, shtoi ai, namazi i xhumasë për muslimanët Sunni, dyzet muslimanë sunitë nga Tajlanda, disa studiues afganë, dhe vëllezër të tjerë muslimanë sunnitë nga vende në Azinë Qendrore  morën pjesë në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit.  

Menaxheri i për Vizitorët jo-iranian ka  theksuar se muslimanët të cilët janë kërkuesit e së vërtetës, nën hijen e dashurisë së tyre ndaj Hazreti Muhammedit (s.a.v.s.), kërkojnë bashkim. Ai gjithashtu ka thënë:

Xhamia e Shenjtë e Imam Rizai (a.s.)  është një vend që pret jo vetëm muslimanët shi'itë, por edhe muslimanë të tjerë, dashamirë të tjerë të  Familjes së Bekuar, Ehli Bejtit të Hazreti Muhammedit (a.s.).