Sulm vetëvrasës në Stamboll
Dhjetë të vrarë e 15 të plagosur në sulmin vetëvrasësë në qendër të Stambollit në afërsi të xhamisë së Sulltan Ahmetit dhe Aja Sofisë, në zemrën turistike të qytetit. Të gjithë të vrarët janë turistët, prej të cilëve 9 ishin gjerman, ka konfirmuar kryeministri i Turqisë Ahmet Davutogllu, me ç’rast akuzoi ISIS-in. Nënkryetari i qeverisë turke Numan Kurtulmush ka deklaruar se në bazë të analizës së pjesëve të shpërndara të trupit, sulmusesi ishte vrasësi 28 vjeçar nga Siria. Në konferencë për gazetarë në Ankara ka thënë se shumica e të vrarëve ishin shtetas të huaj, ndërsa dy të plagosur nga gjithsejt 15 të plagosur gjenden në gjendje kritike. Kryeministri turk ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilin e ka njohtuar se shumica e viktimave janë gjerman. Poashtu ka deklaruar se zyrtarët gjerman janë njoftuar me detajet e hetimeve. Davutogllu pas eksplodimit ka thirrur takimin urgjent me ministrat kyç të sigurisë.
Angela Merkel ka thënë se në mes të viktimave me siguri janë anëtarët e një grupi turistik gjerman dhe se zyrtarët gjerman po punojnë me kolegët e tyre turk për të identifikuar të vrarët gjerman gjatë sulmit vetëvrasës në Stamboll.”Sot kanë goditur në Stamboll, kanë goditur në Paris, përpara në Tunis, si dhe në Ankara”, ka thënë në konferencën për media ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë Frank Wallter Shtajnmajer, ministria e të cilit ka formuar shtabin për kriza pas sulmit, dhe e kanë përshkruar sulmin vetëvrasës si”akt barbar terorist”. Kryetari i Turqisë Erdogani ka theksuar se turistët e huaj janë viktimat e sulmit.”Dënoj ashpër sulmin terrorist të cilin e kreu bombarduesi vetëvrasës me prejardhje siriane”, ka thënë gjatë fjalimit të tij në Ankara. Gjermania pas eksplodimit ka paralajmëruar qytetarët e vet që të shmangin tollovitë në lokacionet atraktive turistike në Stamboll. Ministria e punëve të jashtme gjermane ka paralajmëruar në web faqen zyrtare të saj në internet se priten konfliktet dhe”sulmet terroriste” në tërë Turqinë. Ministria, gjithashtu, thërret udhëtarët që të përmbahen nga pjesëmarrja në demostrata dhe tubime, sidomos në qytetet e mëdha. Mediat lokale më parë kanë publikuar se në mesin e të plagosurëve në sulmin vetëvrasës gjenden turistët nga Gjermania dhe Norvegjia.
Burimi: Al Jazeera