Kopja e Kur'anit në Birmingham
Një dijetar i Emirateve, i cili ka shqyrtuar kohët e fundit një kopje të zbuluar të Kur'anit të Shenjtë në Universitetin e Birmingham, Britani, ka thënë se kopja mund të ketë qenë e porositur nga Ebu Bekri, halifi i parë, gjatë viteve 632 deri 634.
Xhemal bin Huvaireb, drejtor i Fondacionit Muhammed bin Rashid Al Maktoum, ka fotografuar pergamenë të lashtë.
Ai u tha për KTimes se analiza radiokarbonike e dy faqeve të kopjes të Kur'anit të Shenjtë tregon se dorëshkrimi mund të datojë në kohën e Ebu Bekrit. Analiza e tij përputhet me atë të dijetarëve të Birminghamit dhe Oksfordit, të cilët kanë thënë se kjo është një përparim i jashtëzakonshëm, që do të hapë derën për studiuesit.
Analiza radiokarbon e faqeve të dorëshkrimit në pergamen – e cila përmban pjesë të sureve apo kapitujve 18 deri 20, shkruar në stilin e dorëshkrimit Hixhazi nga viti 568 dhe 645 me 95.4 për qind saktësi që daton afër kohës së Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), tha ai.
Edhe pse disa studiues mendonin se kopjet e Kur'anit të shkruara dhe mbledhura në kohën e Ebu Bekrit u dogjën dhe nuk ekzistojnë. Unë besoj se ky dorëshkrim është rrënja e Islamit dhe do të jetë një revolucion në studimin e Islamit.
Disa komentues mendojnë se kopja e Birminghamit plotëson pjesën e ruajtur në Francë, e cila besohet të ketë qenë zhvendosur nga Egjipti në kohën e Napoleonit në fillim të shekullit të 19-të.
Bin Huwaireb theksoi se Ebu Bekri kishte caktuar Zaid bin Thabitin - i cili ishte i njohur për zgjuartësinë e tij, për bukurshkrimin e tij, për kujtesën e mprehtë - për të mbledhur, për të shqyrtuar dhe pët të shkruar Kur'anin e Shenjtë.
Zaid Bin Thabit thuhet se arriti ta mësojë gjuhën hebreje brenda dy jave, dhe kështu ai u caktua për të mbledhur dhe të standardizuar kopjet e Kur'anit nga Halifi i tretë, Othman bin Affan, tha ai.
Si filloi gjithë kjo
Kopja e Kur'anit të Shenjtë u gjet në Birmingham vitin e kaluar pasi që ishte humbur për më shumë se një shekull.
Sipas disa raporteve të mediave, fragmentet e Kur’anit në Birmingham duket se janë të paktën 1.370 vjeçare dhe u besohet se janë mbajtur në xhaminë më të vjetër të Egjiptit, Xhamia e Amr ibn As në qytetin Fustat.
Çfarë është me të vërtetë befasuese në lidhje me zbulimin e Kur’anit në Birmingham ishte data e saj e hershme, me testimin radiokarbon e vënë atë në mes të viteve 568 dhe 645 , raportoi BBC. Data e fundit është 13 vjet pas vdekjes së Profetit Muhammed (a.s.) në 632.
Mustafa Shah nga departamenti i Studimeve Islame në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane në Londër, është raportuar të ketë thënë se dëshmia grafike ', që përfshin ndarjen e ajeteve dhe shenjat gramatikore, tregojnë se është nga një datë më e mëvonshme.
Testet e radiokarbonit të kryera mbi pergamenët e dorëshkrimit të Kur’anit në Birmingham japin mundësinë e fortë se lëkura e kafshës është është marrë në kohën kur ishte gjallë Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), ose pak më vonë.
Burimi: IQNA News