Kryetari i Shoqatës Franceze të Muslimanëve të Konvertuar: Ekzekutimi i Shejh Nimr tregon dëshpërimin vehabistë
Kryetari Shoqatës Franceze të Muslimanëve të Konvertuar, Abdullah Jacques Chartier dënoi ekzekutimin e autoritetit të shquar fetar musliman shia, Shejh Nimr Bakir al-Nimr nga Arabia Saudite.
Duke folur për Agjencinë e Lajmve IQNA, Abdullah Kartier tha se kjo masë nga sauditët tregon dëshpërimin vehabistë dhe humbjen.
Ai shtoi se duke eliminuar figurat e shquara Shiite, të opozitës, është një veprim hakmarrës nga regjimi Al Saud kundër muslimanëve shiitë.
Shejh Nimr Bakir al-Nimr ishte në mesin e 47 individëve të cilët ishin vrarë të shtunën.
Autoriteti i lartë fetar ishte arrestuar në vitin 2012 në rajonin Katif, rajon në provincën lindore të Arabisë Saudite, ku shumica janë muslimanë shiitë, e cila ishte skenë e demonstratave paqësore kundër regjimit në atë kohë.
Ai ishte akuzuar për nxitjen e trazirave dhe për minimin e sigurisë së Mbretërisë Saudite. Ai kishte i kundërshtuar akuzat si të pabaza.
Ekzekutimi i tij e dënojë e gjithë bota.
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei të dielën tha se gjaku i derdhur padrejtësisht shumë shpejtë do t’i poshtërojë politikanët dhe udhëheqësit.
Ajetullah Sejjid Ali Hamenei kritikoi gjithashtu të ashtuquajturit avokatët e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë për heshtjen e tyre për derdhjen e këtij gjaku të pafajshëm, duke theksuar se Bota Muslimane duhet të ndjejnë përgjegjësi për këtë çështje, gjithashtu.
Burimi: IQNA News