Mizoritë Saudite janë pikërisht si barbarizmat e ISIS-it
Mizoritë e Arabisë Saudite janë pikërisht si barbarizmat që është duke i bërë ISIS-i, janë të njëjtat taktika që janë duke u përdorur nga regjimi saudit për të trembë njerëzit dhe për të heshtur zërin e paqes, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor, sipas një udhëheqës fetar në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës..
Arabia Saudite ka tronditur botën muslimane javën e kaluar duke njoftuar ekzekutimin e autoritetit të lartë musliman shiit Shejh Nimr Bakir Al Nimr, i cili bëri thirrje në mënyrë paqësore për reformat politike në sistemin e Arabisë Saudite.
Autoriteti i lartë musliman shia u qëllua, u plagos dhe u arrestua në Katif, në Arabinë Saudite, në vitin 2012, me akuzën se ka shkaktuar grindje sektare dhe mosbindje ndaj sundimtarit të vendit.
Autoritetet saudite njoftuan, gjithashtu, ekzekutimin e 46 të tjerëve, duke përfshirë 3 aktivistë musliman shiitë.
Ndërkohë, autoriteti më i lartë fetar i Arabisë Saudite, Myftiu Shejh Abd ul Aziz Al Shejh ka mbrojtur ekzekutimet, gjë që nxiti që të dënohet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe të zemërojnë komunitetin musliman shiit rreth globit.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA News, Imam Muhammad Ali Elahi, udhëheqësi shpirtëror i Shtëpisë Islamik të Urtësisë (IHW) në Dearborn Heights, në shtetin amerikan të Miçiganit, ndanë komentet dhe pikëpamjet e tij rreth ekzekutimit të Shejh al-Nimr nga autoritetet saudite.
Në vazhdim është një përmbledhje e shkurtër e asaj që ai tha në lidhje me këtë çështje:
Unë do të doja të shpreh ngushëllimet më të thella, simpatinë më të sinqertë dhe lutjet për familjen e nderuar të Shejh al-Nimr. Çdo mesazh të besimit dhe lirisë, paqes dhe drejtësisë që Shejh Nimr ka dërguar është se ai qëndroi kundër terrorizmit, shtypjes dhe padrejtësisë të kësaj monarkie të çmendur dhe vrastare, e cila është një nga sistemet më satanike në të gjithë botën.
Çfarë po bëjnë Sauditët është pikërisht ajo që ISIS [ISIS ose Daesh] është duke bërë. Të njëjtat taktika janë duke u përdorur për të trembë njerëzit dhe për të heshtur zërin e paqes, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, një njeri i dialogut, një udhëheqës fetar.
Zërat e të drejtave të njeriut, lirisë dhe drejtësisë duhet të ngrihen lartë dhe të flasin kundër këtij krimi që ka ndodhur në fillim të vitit 2016.
Familja mbretërore saudite ka kryer një nga krimet më të rënda dhe tragjike në historinë e saj të brutalitetit dhe barbarizmit me prerjen e kokës të njerëzve, tamam siç bën ISIS-i
Unë kërkoj nga muslimanët dhe jo-myslimanët që të dënojnë këtë krim dhe këtë monarki të korrupsionit që nuk ka respekt për njerëzimin dhe që vret një njeri të drejtësisë dhe përgjegjësisë, një njeri të paqes. I lutem Allahut që t’i japë saber, durim familjes së Shejh Nimr dhe familjeve të tjera ngushllime.
Ne e përkujtojmë sistemin saudit me turp dhe mallkim përgjithmonë, por dëshmori i lirisë dhe drejtësisë, Shejh Nimr, do të mbahet mend me nder dhe dinjitet dhe emri i tij si një dritë që ndriçon do të vazhdojë për t'i dhënë fund errësirës së injorancës, padrejtësisë dhe paragjykimit , siç thotë Kur’ani:
“ Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Kur’an, 3: 169)
Ne lutemi (për) popullin e Katifit, Jemenit, Sirisë, Irakut, Libanit, Afganistanit dhe për të gjitha ata njerëz të cilët janë viktima të terrorizmit dhe ideologjisë së shkollës tekfiriste.