Irani brenda 24 orësh e shkatëron Arabinë Saudite
“Irani brenda 24 orëve është në gjendje të shkatrrojë tërë infrastrukturën dhe forcat ushtarake të Arabisë Saudite ”.
Vëllau i mbretit të Arabisë Saudite Selman bin Abdylazizit, Telall bin Abdylazizi, ka dhënë deklaratë për televizionin gjerman FOX, në të cilin përveç tjerash ka theksuar:”Irani posedon forcë ushtarake shumë të fuqishme që përbën një kërcënim dhe rrezik të madh për Arabinë Saudite” .Më tutje vëllau i mbretit saudit, Telall bin Abdylazizi shtoi:” Irani në rast se do, mundet për 24 orë me shkatërue tërë infrastrukturën dhe forcat ushtarake të Arabisë Saudite”.Ai ceku: ”Aleatët tanë nuk do të marrin mbi veti rrezikun për të kërcënuar Iranin, në rast se kështu do të ndërmerrnin një gjë të tillë, do të hapeshin dyert e xhehenemit për fytyrat e tyre. Irani nuk është Jemeni, në rast se do brenda 24 orësh do të mund të shkatërrojë tërë infrastrukturën dhe forcat ushtarake të Arabisë Saudite.Aleatët tanë, të Arabisë Saudite, në luftën e Jemenit neve na tradhëtuan, pasi që aleatët për armiqtë e Jemenit e dinin shumë mirë se varreza do tëbëhen”.
Më tutje Telall bin Abdylaziz nga pikëpamja e tij tha se luftën në Jemen që e nisi Arabia Saudite ishte një gabim shumë i madh.” Ne tani me Jemenin në çdo aspekt jemi të gatshëm për pajtim, por para luftës nuk ishim të gatshëm për të nënshkruar njëgjë të tillë.Telall bin Abdylazizi mëtutjeshtoi se për shkak se aleatët e Arabisë Saudite nuk dolën besnik në luftën e Jemenit, ai foli edhe për buxhetin e ndarë për luftën në Jemen:” Pilotët që janëdukebombarduar Jemenin janë pilotët me qira. Një pjesë e madhe e buxhetit të ndarë të Arabisë Saudite shkon për ta. Pilotët me qira që janë duke bombarduar Jemenin janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjipti,India dhe Pakistani. Për çdo fluturim të tyre marrin nga 7500 dollar amerikan” rrëfen Telall bin Abdylazizi në deklaratën e tij se një pjesë e madhe e buxhetit shkonë për pilotët me qira që kanë ardhur nga jashtë për të bombarduar Jemenin.
Shefi i gjeneralshtabit të Arabisë Saudite e kualifikoi fjalimin e Telall bin Abdylazizit në këtë aspekt:” Pasi që u tërheqën aleatët tonë nga lufta tokësore, me të ndëgjuar këtë ushtarë tonë nga fushëbetejat e luftës po ikin”Burimi: Rasthaber