9 Janari turp dhe tmerr qoftë për UN – Kombet e Bashkuara
Në Tuzël të Bosnje Hercegovinës u mbajt tribuna e njohur me emrin “ 9 Janar 1992” që simbolizon fillimin e gjenocidit mbi popullin boshnjak. Këtë tribunë e organizoi Bashkësia Islame e Tuzllës që e mbajti në Sallën e Kaltër të Qendrës Kulturore.
Sakrificat, shehidët duhet të mbrohen u tha në mesazhet e organizatorëve. Hatixha Mehmedovic përndryshe kryetare e Organizatës “ Nënat Srebrenase” i ka humbur në këtë gjenocid dy djemtë e saj dhe bashkëshortin, Hatixhja është kthyer në Srebrenicë pasa 14 viteve, ajo thekson me zë të dridhur:
“ Kurë Srebrenica u emërua si zonë e lirë, e kam ditur se mu atëherë kemi qenë në sallën për tu mbytur. Turpi dhe tmerri qoftë për UN – Kombet e Bashkuara që ka lejuar këtë ndodhi të gjenocidit në Bosne para syve tonë. Sot viktimat e gjenocidit në Srebrenicë numërohen si bisha. Sot në BH ne si viktima duhet të mbrohemi. Jemi fajtorë që e kemi përjetuar këtë gjenocid. Gjenocidi ndaj boshnjakëve ka qenë i planifikuar me strategji, kur do ta pranojnë këtë krim bota e pandërgjegjshme.”
Pas lotëve që nuk mund ti mbante ajo vazhdoi të flas: “ Ne kurrë nuk kemi shikuar që të hakmerremi, por kemi luftuar për drejtësi. Paramendoni çfarë ndjenje është kur një nënë duhet të pyetet çfarë është më e keqja për të. Nuk mund ta gjejë fëmijë e saj që është i mbytur, ose e gjen në copë copë. Pse sot duhet të gjithë fëmijët të e dinë punën e gjenocidit në Srebrenic. Por , nuk duhet të urrejnë. Sepse harresa në këtë gjenocid do të jetë armiku jonë më i madh. Kur jeton në Srebrenic gjithnjë je në ankth, sepse nuk dinë çfarë të gjenë nesër.- Tha znj. Hatixha Mehmedoviq.