Imam Hamenei bën thirrje për unitet etnik në Afganistan
Ajetullah Hamenei, lideri i Revolucionit Islamik në një takim në këtë mëngjes (ditën e martë) me Z. Abdullah Abdullah, Kryeshefi Ekzekutiv i Afganistanit, e përshkroi çështjen e Unitetit të grupeve etnike, në Afganistan, si zgjidhje për problemet në këtë vend . Duke treguar shumë nga përvoja dhe kapacitetet e bashkëpunimit të dy vendeve, ai pohoi se: Republika Islamike e Iranit e konsideron sigurinë, paqen dhe përparimin e Afganistanit si sigurinë dhe përparimin e Iranit .
Ajetullah Hamenei përgëzoi nismën për të krijuar një qeveri të unitetit kombëtar dhe shprehu shpresën për zgjidhjen e problemeve të Afganistanit, duke shtuar: Me Vullnetin e Zotit, Qeveria e Unitetit Kombëtar do të realizohet me të vërtetë, si zgjidhje për problemet e Afganistanit, është që të krijojë unitet në mesin e grupeve të ndryshme etnike.
Udhëheqësi i Revolucionit ka kritikuar politikën e izoluar të muxhahidinëve në Afganistan gjatë viteve të fundit dhe theksoi se:
Izolimi i muxhahidinëve, duke i quajtur ata lorda të luftës, është një politikë e gabuar dhe në një vend i cili është nën sulme ushtarake dhe rebelim të përhapur, njerëzit duhet të jenë të gatshëm për të mbrojtur vendin e tyre duke e mbajtur frymën e rezistencës.
Ajetullah Hamenei pohoi se mungesa e fuqisë për të mbrojtur mund të hapë rrugën për ndërhyrjen e huaj dhe shtoi:
Ne kemi qenë dëshmitarë se si amerikanët kanë vrarë aq shumë njerëz në Afganistan dhe se si ata kanë shkaktuar dëme të rënda dhe ende ata refuzojnë për të sjellë një fund për të.
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamenei vlerësoi frymën e rezistencës të popullit të Afganistanit i cili qëndrojë kundër okupimit dhe pushtimit të Afganistanit nga Britania, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e fundit dhe shtoi:
Shpirti i rezistencës dhe religjiozitetit është rrënjosur thellë në mesin e njerëzve të Afganistanit dhe historikisht ai është i njohur se asnjë pushtues nuk ka arritur të mbijetojë në Afganistan.
Burimi: ABNA